Një ndër projektet që po merr një vëmendje të veçantë në Shqipëri është ai i Vlora Marina, i cili vjen si një ndër më strategjikët në zhvillimin e turizmit elitar.
Marina, e cila qëndron si një gur i çmuar mes dy deteve, Adriatikut e Jonit, është parashikuar të jetë një ndër më të mëdhatë në rajonin e Ballkanit, duke u kthyer në një projekt konkurrues në një treg shumë më të gjerë se sa tregu shqiptar. Vlora Marina është konceptuar për të ofruar jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme, por gjithashtu të sjellë edhe një qasje të re në hospitality, sektor ende i pakonsoliduar me standardet e duhura në Shqipëri.
Numri në rritje i kroçerave që ndalojnë në brigjet e Shqipërisë, shtimi i linjave direkte të fluturimi si ajo e fundit e Ryanair me 18 destinacione nga Tirana në Europë, kanë çuar në një rritje domethënëse të vizitorëve të huaj drejt Shqipërisë.
Numri i lartë i turistëve është faktor kyç që ka nxitur nevojën për investime të tilla elitare të afta të ofrojnë shërbime Premium.
Ky zhvillim i ri dhe ambicioz, tashmë ka nisur të marrë vëmendjen dhe të zgjojë interes të lartë edhe tek mediat e huaja. Agjencia italiane e lajme ANSA, ishte e fundit që e cilësoi Vlora Marina pjesë të “shpërthimit” të turizmit në Adriatik. Sipas studimit të kryer nga Risposte Turismo, një kompani italiane e specializuar në kërkimin dhe konsulencën e turizmit, Shqipëria ka patur rritjen më të madhe në pellgun e Adriatikut, me 53.9% pasagjerë më shumë se një vit më parë, me një rritje më të madhe dhe përpara Malit të Zi, Greqisë, apo Italisë.
Sipas studimit, industria e kroçerave dhe në veçanti segmenti i trageteve do të jenë sektorët që do të përfitojnë më shumë nga investimet e reja në trevjeçarin e ardhshëm.
Ndërsa nga shifrat zyrtare në vend, në 4-mujorin e parë të 2023-shit, janë regjistruar 8 % më shumë pasagjerë nga kroçierat krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.
Punësimi cilësor dhe zhvillimi ekonomik që do të gjenerojë ky projekt, pritet ta kthejnë Vlorën dhe Shqipërinë në një nga vendet më konkurruese në industrinë e turizmit elitar, në rajonin e Ballkanit e më tej në gjithë pellgun e Mesdheut.
I vendosur në një nga pozicionet më të favorshme të qytetit, Vlora Marina sjell për herë të parë në Shqipëri një zhvillim urban miks, krejt autentik. Në një Marinë të klasit botëror me 438 vende për ankorim gjatë gjithë vitit, apartamente Premium me pamje ekskluzive nga deti dhe një rrjet të njohur të brandeve luksoze me 5 yje të hotelerisë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZRRE: Çdo deklaratë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike aktualisht është i pavërtetë
Kërkohet shtrenjtimi i energjisë elektrike në Kosovë, rreth 35 për qind
Banka Qendrore Evropiane miratoi vazhdimin e Linjës REPO deri më 2027, siguron nevojat e likuiditetit në Kosovë
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër