LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë, qëndronin pa leje

Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë, qëndronin pa leje
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Të mërkurën rreth orës 08:10, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë kanë ndaluar 43-vjeçaren N.Z. dhe 66-vjeçarin N.Z. nga Republika e Shqipërisë.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, ata janë ndaluar për shkak të dyshimit se po qëndronin në vend të padeklaruar.

“Shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.