Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka komentuar sot pezullimin e certifikatës për televizionin Klan Kosova.
Hajdari ka thënë se këtë rast e kanë proceduar në organet e hetimit dhe se ka ndodhur për shkak të dokumentacioneve me adresë të rreme.
“Detyra e çdo zyrtari publik është të mbrojë Republikën e Kosovës, duke filluar nga emri zyrtar i saj. Dhe duhet ta keni parasysh se për këtë nuk ka kompromis. Më vjen keq që ka ndodhur në biznes që ushtron veprimtari të informimit publik, pra kjo e bën edhe më të rëndë. Por, siç e dini ARBK trajton vetëm rastin e kompanisë si biznes, çështjet e medies si të tillë trajtohen nga Komisioni Pavarur i Medieve dhe as MINT as qeveria, nuk hap media e as nuk mbyll media”, ka thënë Hajdari.
Dhe për më shumë arsyen pse është pezulluar certifikata e biznesit është që të jemi të qartë edhe një herë se dokumentacioni me adresë të rreme, aq më keq me emërtim Gjakovë-Serbi dhe me emërtim Pejë-Serbi është veprim shumë i rëndë përpara ligjit, përpara Kushtetutës dhe aq më shumë mbi të gjitha është shumë e rëndë përpara vendit tonë, ëahtë shumë e papërgjegjshme kjo situatë”, ka potencuar ministrja.
Ajo ka shtuar se këtë rast e kanë proceduar në organet e hetimit, sepse mashtrimi është i madh.
“Në këtë rast e kemi proceduar në organet e hetimit, sepse mashtrimi është tepër i madh. Unë ftoj të gjithë të interesuarit të respektojnë republikën tonë, emërtimet e republikës tonë dhe vazhdojmë tutje së bashku”, ka shtuar ajo.
MINT ka bërë të ditur ditën e djeshme që ka ka iniciuar kallëzim penal ndaj Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova” SHPK. Po ashtu, ka shtuar se ka marrë vendim që të pezullojë certifikatën e biznesit të Klan Kosovës, deri në një vendim tjetër. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Grand Blue Fafa Resort & Spa me oferta speciale për "Seniorët"
Surprizë e re për të gjithë familjen në Central Park!
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime