LAJMI I FUNDIT:

Momentet më të mira nga cadiaN – MVP i turneut të CS:GO BLAST Premier Spring Final

Momentet më të mira nga cadiaN – MVP i turneut të CS:GO BLAST Premier Spring Final

BLAST Premier Spring Final u zhvillua në Uashington, ku fitues dolën ekipin Heroic.

Heroic mposhtën në finale ekipin Vitality, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për ta fituar çmimin e vendit të parë prej 200.000 dollarësh.


Skuadra daneze me renditje në vendin e dytë në botë, po vazhdojnë të mbajnë formë të mirë në paraqitjet e tyre në turnetë në LAN.

Nj rol kyç në fitoren e tyre edhe kësaj radhe e pati kapiteni i ekipit Casper “cadiaN” Moller, i cili edhe u zgjodh MVP i turneut.

Ai e përfundoi turneun me një vlerësim 1.20 nga HLTV në dhjetë mapa të luajtura.

Më poshtë i gjeni disa nga aksionet më të mira të cadiaN gjatë këtij turneu. /Telegrafi/