LAJMI I FUNDIT:

Oppo Find N3 flitet se mund të vijë me karikim me valë

Oppo Find N3 flitet se mund të vijë me karikim me valë

Disa pretendime sugjerojnë se modeli Oppo Find N3 do të mbështesë karikimin me valë – i pari për serinë – dhe do të sjellë kamera të nivelit të lartë, ekrane të nivelit të lartë dhe bateri.

Fatkeqësisht, raporti nuk jep numra specifikë për të vërtetuar ndonjë nga këto pretendime.


Ajo që dimë deri më tani është se Oppo Find N3 do të ketë një ekran të brendshëm më të madh 8 inç me një rezolucion 2268x2440px dhe një shpejtësi rifreskimi 120Hz, transmeton Telegrafi.

Ekrani i kopertinës thuhet të jetë një njësi 6.5 inç.

Mund të ketë një bateri 4,805 mAh me karikim me tel 80 W.

Oppo mund ta lansojë modelin Find N3 nga muaji gusht. /Telegrafi/