LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi thotë se tre nga të arrestuarit në Merdar janë nga Podujeva

Bulliqi thotë se tre nga të arrestuarit në Merdar janë nga Podujeva

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar të mërkurën se tre nga të arrestuarit nga autoritetet serbe në Merdar janë qytetarë të kësaj komune.

Ai ka thënë se sipas informacioneve që ka pranuar, atyre u është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.


Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë, flet familjari i dy prej të arrestuarve: Polici më tha se i morën veç pse jeni shqiptarë
Lexo po ashtu Arrestohen shtatë persona nga Policia e Serbisë në Merdarë, flet familjari i dy prej të arrestuarve: Polici më tha se i morën veç pse jeni shqiptarë

“Me shqetësim mora lajmin që tre qytetarë të Komunës së Podujevës janë arrestuar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë në Merdar. Sipas informatave që kemi pranuar atyre ju është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë nga autoritetet serbe”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Kurse, për motivet e arrestimit të tyre i pari i Podujevës ka thënë se ende nuk dihet, përveçse “po dyshojmë se janë hakmarrëse dhe po ndërlidhen me situatën në veri të vendit”.

“Arrestimi dhe mbajtja në paraburgim e tre bashkëqytetarëve tanë është e papranueshme dhe kërkoj nga institucionet e Kosovës që të angazhohen maksimalisht për rastin e tyre, duke punuar me instancat kompetente për lirimin e tyre”, ka përfunduar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori