LAJMI I FUNDIT:

Çfarë tha kryeministri Kurti pak para se të anulohej mbledhja e përbashkët?

Çfarë tha kryeministri Kurti pak para se të anulohej mbledhja e përbashkët?
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk e kishte pritur se mund të ndodhte anulimi i mbledhjes së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kurti në një deklaratë për Syri Vision pak para se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të anulonte mbledhjen e përbashkët theksoi se nuk do të duhej të anulohej mbledhja dhe se nuk ka kurrfarë arsye që një gjë e tillë të ndodhë.


“Unë besoj se ajo mbledhje duhet të mbahet, i kemi 13 marrëveshje në fusha të ndryshme dhe një deklaratë të përbashkët.

Nuk ka kurrfarë arsye që të anulohet… Ky koncert në Gjakovë ka qenë e menduar si uverturë për mbledhjen që do të mbahet nesër.

Posa mbërrita këtu dhe unë nuk kam informacion dhe mbledhjet Shqipëri-Kosovë nuk do të duhej të anuloheshin nga askush”, tha ai. /Telegrafi/