Toyota prezanton plane gjithëpërfshirëse për teknologjinë e re të baterive, sjell inovacion në industrinë e veturave elektrike
Toyota do të prezantojë bateri me performancë të lartë, në gjendje të ngurtë dhe teknologji të tjera për të përmirësuar rrezen e vozitjes dhe për të ulur kostot e veturave të ardhshme elektrike, tha firma japoneze të martën, një lëvizje strategjike që i ngriti çmimet e aksioneve të saj.
Udhërrëfyesi teknologjik i gjigantit japonez, që mbulon aspekte të ndryshme si zhvillimi i baterive të gjeneratës së ardhshme dhe një ridizajnim radikal i fabrikave, arriti në zbulimin më të plotë të planit të prodhuesit të veturave për të konkurruar në tregun me rritje të shpejtë për veturat elektrike ku ka mbetur prapa rivalëve të udhëhequr nga Tesla.
Prezantimi i planit vjen një ditë përpara një takimi vjetor të aksionarëve, ku do të shqyrtohen qeverisja dhe strategjia, duke përfshirë edhe një orientim të ngadaltë për veturat elektrike me bateri nën ish-drejtorin ekzekutiv Akio Toyoda.
Toyota tha se synon të lansojë gjeneratën e ardhshme të baterive litium-ion nga viti 2026 duke ofruar rreze më të gjata dhe karikim më të shpejtë, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Bateritë në gjendje të ngurtë mund të mbajnë më shumë energji sesa bateritë aktuale me elektrolitit të lëngshëm.
Prodhuesit e automjeteve dhe analistët presin që ata të përshpejtojnë kalimin në vetura elektrike duke adresuar një shqetësim të madh të konsumatorit: rrezen e vozitjes.
Megjithatë, bateritë e tilla janë të shtrenjta dhe ka gjasa të mbeten të tilla për vite me radhë.
Toyota do të vazhdojë t’i përdorë bateritë me litium-fosfat hekuri me performancë më të lartë, një alternativë më e lirë për bateritë litium-jon që kanë nxitur adoptimin e veturave elektrike në Kinë, tregu më i madh në botë për vetura.
Ndër të tjera Toyota deklaroi se po zhvillonte një platformë të dedikuar për veturat elektrike në mënyrë që të ulë koston e modeleve të reja, dhe një linjë shumë të automatizuar montimi që do të zhdukte sistemin e rripit transportues që ka përcaktuar prodhimin e veturave nga Henry Ford prej mbi 100 vjet më parë.
Brenda linjës së montimit “vetë-lëvizëse” të Toyota-s, veturat të cilat janë nën procesin e prodhimit, veturat mund të lëvizin vet gjatë të gjithë proceseve të montimit.
Nga Toyota deklaruan gjithashtu se do të përdorin metodën Giga për të ulur kostot e prodhimit, duke miratuar një inovacion i cili për herë të parë u përdor nga gjiganti amerikan Tesla, një modul i cili përdorë makineri masive të derdhjes së aluminit për të reduktuar kompleksitetin e veturave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBMW me ndryshime brenda automjetit: Ekrani tani është pranë xhamit të përparmë
Publikohen fotot e Modelit Y të Tesla të përditësuar për vitin 2025
Një Volkswagen Golf "i prodhuar" shumë vite më parë në Sarajevë, aktualisht po shitet në Gjermani
Xpeng prezanton klonin e Tesla Cybertruck - SUV-i është i pajisur gjithashtu me një fluturake personale
Brenda interiorit të mini-furgonit të Volvo-s, EM90 – “një dhomë ndenjeje skandinave në lëvizje”
Skoda prezanton Enyaq 2025
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025