LAJMI I FUNDIT:

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë

Lehtësime në pikat kufitare dhe bashkëpunim në arsim, Qeveria miraton dy nisma me Shqipërinë
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës elektronike, ku kanë miratuar dy nisma me Shqipërinë.

Në njoftimin e bërë për media bëhet e ditur se njëra nismë ka të bëjë me lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar, dhe tjetra nismë ka të bëjë me bashkëpunimin arsimor dhe shkencor, transmeton Telegrafi.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore. Marrëveshja synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë”, thuhet në njoftim.


Tutje, zyra e Kryeministrit sqaron nismën e dytë.

“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”.

Ndryshe, më 14 qershor do të mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në Gjakovë, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje tjera lidhur me mbledhjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve

Lajme
Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Kurti në takim me kryeministrin e Kroacisë: Serbia mbetet faktor destabilizues e kërcënues i rajonit

Lajme
Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Imami Maliqi njofton se do të rifillojë mësimin nxënësja nga Peja që u largua për shkak të mbulesës

Lajme
Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York

Lajme
Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Kështu do të llogariten çmimet e reja të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori