Nga: Kolegjiumi i redaksisë i ditores The Wall Street Journal
Përkthimi: Agron Shala / Telegrafi.com
Ka filluar kundërofensiva e Ukrainës kundër forcave ruse në lindjen dhe jugun e okupuar të vendit, ndërsa rreziqet dhe pasojat janë jashtëzakonisht të larta për Kievin dhe për Perëndimin. Le të shpresojmë se ngurrimi i administratës së Joe Bidenit, i Gjermanisë dhe i Francës për të ofruar armë më të avancuara, nuk e pengon këtë përpjekje.
Forcat ukrainase kanë hetuar linjat ruse, duke i përdorur automjetet luftarake të blinduara amerikane Bradley dhe tanket gjermane Leopard 2. Rusët kanë ndërtuar mbrojtje të frikshme, me shumë shtresa, me rreshta llogoresh, barriera betoni dhe akoma më shumë llogore me këmbësorinë mirë të armatosur. Terreni i sheshtë dhe relativisht i hapur në pjesën më të madhe të vijës së frontit, brigadat që avancojnë i bëjnë të prekshme ndaj sulmeve të artilerisë dhe nga ajri, kështu që viktimat ka të ngjarë të jenë të larta.
Sistemi i Raketave Taktike të Ushtrisë Amerikane (ATACMS), me një rreze veprimi deri në 190 milje, këtu do të ishte i vlefshëm për shënjestrimin e artilerisë dhe furnizimeve ruse përtej vijave të frontit. Por, Uashingtoni e ka refuzuar kërkesën e Kievit, nga frika se Ukraina mund t’i përdor raketat kundër objektivave brenda Rusisë. Ukraina nuk e ka bërë këtë me armët e tjera amerikane, por ky justifikim ka qenë modeli i Bidenit në 16 muajt e luftës.
Qëllimi ukrainas do të jetë të rimarrë sa më shumë territor që të jetë e mundur, dhe forcat e saj mund të sulmojnë në shumë vende në një front prej 600 miljesh. Një objektiv i veçantë strategjik do të jetë shtytja drejt Detit Azov. Kjo do t’i prishte linjat ruse të furnizimit – për trupat e veta në jug. Kjo gjithashtu do ta prishte të ashtuquajturën urë tokësore të Rusisë, që lidh Donjeckun e pushtuar nga Rusia me gadishullin e Krimesë. Kundër avancimit të tillë, nuk është çudi që mbrojtja ruse është veçanërisht e fortifikuar në rajonin Zaporizhia. Askush nuk duhet të presë përparime të menjëhershme ose dramatike, pasi ato mund të zgjasin shumë javë ose më shumë.
Krimea gjithashtu ka të ngjarë të jetë objektiv ukrainas, edhe nëse nuk mund ta rimarrë plotësisht. Rusia e aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se dëshiron ta rimarrë. Por, edhe vënia në rrezik e Krimesë do ta detyrojë Rusinë të shpërndajë forcat e veta për t’i mbrojtur bazat ajrore dhe detare në gadishull. Kjo do t’i rriste gjithashtu rreziqet politike për presidentin rus Vladimir Putin.
Rusia mban avantazhin ushtarak në numrin e trupave dhe në fuqinë e zjarrit. Gjithashtu, ende mund të bëjë dëme të konsiderueshme nga qielli – edhe nëse nuk e ka epërsinë totale ajrore. Thuhet se forcat çeçene – me përvojë të dëshmuar të besnikërisë ndaj Rusisë – po lëvizin në vijat e frontit duke i zëvendësuar trupat e grupit mercenar Wagner që kanë pësuar humbje të mëdha.
Por, grupi Wagner dhe udhëheqësit rusë janë gjithnjë e më shumë në mosmarrëveshje. Trupat e ushtrisë ruse gjithashtu vuajnë nga morali i ulët dhe nga trajnimi i dobët, veçanërisht në krahasim me forcat ukrainase. Falë pjesërisht trajnimit të ShBA-së që filloi në vitin 2014, ushtria e Ukrainës ka evoluar në një forcë më perëndimore që mund të zbatojë strategji të “armëve të kombinuara” që përdor gjithë elementët e luftës moderne. Rusia mbetet forcë adaptuese më e ngadalshme hierarkike, siç dëshmoi gjatë dështimit të sulmit të saj fillestar në Kiev më 2022.
Avantazhi më i madh i Ukrainës ka qenë gatishmëria e popullit për të luftuar dhe për të vdekur për atdheun e vet. Rusët janë rekrutuar për të luftuar në një luftë pushtuese, për arsyet që ata nuk i kuptojnë si duhet. Ukrainasit po luftojnë për pavarësi.
Rreziqet për Evropën dhe ShBA-në janë të mëdha. Avancimi i Ukrainës që ta rimarrë pjesën më të madhe të tokës së saj, do të justifikonte mbështetjen ushtarake dhe financiare perëndimore. Kjo do ta dobësonte Rusinë dhe do ta afronte Ukrainën me Perëndimin. Rusia pa Ukrainën si një satrap i ngjashëm me Bjellorusinë, është kërcënim shumë më i dobët për NATO-n që tashmë është e zgjeruar. Evropianët janë zgjuar, nga nevoja për t’u riarmatosur pas dekadave të tëra të neglizhencës.
Dështimi ukrainas për të përparuar do të inkurajonte izolacionistët në të djathtën dhe në të majtën e ShBA-së, për të bllokuar mbështetjen e mëtejme. Faza tjetër e luftës do të jetë e vështirë, dhe ndoshta e gjatë, por mbështetja e Ukrainës është në interesin kombëtar të Amerikës. Do të ishte mirë nëse presidenti Biden ia shpjegon popullit amerikan rreziqet dhe pasojat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje