LAJMI I FUNDIT:

Nimanbegu: Pakicat do të jenë vendimtar në Mal të Zi

Nimanbegu: Pakicat do të jenë vendimtar në Mal të Zi

Rruga evropiane e Malit të Zi nuk bën dot pa minoritetet dhe ajo shqiptare është e diskriminuar prej vitesh, deklaroi Genci Nimanbegu, bartësi i listës “Aleanca Shqiptare”.

Kjo e fundit ka siguruar deri më tani një deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Malit të Zi, raporton rtcg.


Gjeloshaj: Rezultat fantastik, katër deputetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi
Lexo po ashtu Gjeloshaj: Rezultat fantastik, katër deputetë shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi

Ai tha se kanë kërkesa standarde politike – vazhdimin e rrugës euroatlantike dhe marrëdhënie të mira fqinjësore ndërsa veten e shohim në koalicion me të gjithë ata që e mbështesin këtë, transmeton Telegrafi.

“Ne e mbrojtëm statusin tonë të deputetit, kemi rritur përqindjen e votave dhe jemi të kënaqur edhe me rezultatet e pakicave të tjera. Ai grup deputetësh do të jetë vendimtar për zhvillimin e Malit të Zi”, theksoi Nimanbegu.

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare - kush janë deputetët e rinj të Malit të Zi?
Lexo po ashtu Rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare - kush janë deputetët e rinj të Malit të Zi?

Politikani shqiptar beson se “bredhjet në partitë politikë” kanë ndikuar që qytetarët të dalin më pak në zgjedhje.

Ai vlerësoi gjithashtu se në politikën malazeze kanë ndodhur ndryshime tektonike.

Ndryshe, Nik Gjeloshaj i Forumit Shqiptar ka bërë të ditur se shqiptarët do të përfaqësohen me katër deputetë në parlamentin malazez. /Telegrafi/