LAJMI I FUNDIT:

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallësh të Rihterit goditi ishullin kryesor më verior të Japonisë, Hokkaido, por nuk pati raportime për viktima apo dëme materiale.

Nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami. Nuk pati raportime për probleme në centralet bërthamore në zonë ose për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike.

Tërmeti shte 140 kilometra i thellë dhe goditi pjesën jugperëndimore të Hokkaidos, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze, raporton aljazeera.

Ai tronditi pjesën më të madhe të ishullit, duke përfshirë qytetet Chitose dhe Atsuma, tha agjencia.

Pjesë të Honshu-së veriore, ishullit më të madh të vendit ku ndodhet Tokio, u tronditën gjithashtu, megjithëse kryeqyteti i vendit nuk u prek.

Ndryshe, Japonia është një nga vendet më të atakuara nga tërmetet në botë dhe ndodhet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, një hark i aktivitetit intensiv sizmik në të gjithë pellgun e Paqësorit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Aeroplani i “Korean Air” pati një zbritje rreth 7 mijë metra në vetëm pesë minuta – pamje që tregojnë se çfarë përjetuan pasagjerët

Azia
Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Alpinisti gjendet i gjallë pas 10 ditësh në malet e Kalifornisë - detaje që tregojnë se si humbi dhe si mbijetoi ai

Amerika
Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Priftit ia prenë fytin, vranë gjashtë policë – detaje dhe pamje të sulmeve në një sinagogë dhe një kishë në Dagestan të Rusisë

Botë
Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Një vend i cili është pothuajse tërësisht mysliman pritet të ndalojë hixhabin

Azia
Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Të paktën 16 të vdekur pas një zjarri në një fabrikë të baterive në Korenë e Jugut

Azia
Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Ministrat rusë u dëbuan nga salla e negociatave në Phenian

Evropa
Kalo në kategori