LAJMI I FUNDIT:

Analiza frojdiane për dhunën ekstreme të Rusisë

Analiza frojdiane për dhunën ekstreme të Rusisë

Nga: Peter Pomerantsev / Telegrafi.com (titulli origjinal: What lies behind Russia’s acts of extreme violence? Freudian analysis offers an answer)
Përkthimi: Telegrafi.com

Nën mbulesën e “taktikave” ushtarake ruse, e sheh lakminë torollake për të shkatërruar për hir të luftës. Kremlini nuk mund të krijojë, kështu që gjithçka që i mbeti është të shkatërrojë. Përmes ndonjë vetëflijimi pseudo të lavdishëm, njerëzit që qëndrojnë prapa mizorive nuk janë frikacakë të mjerë, por më shumë janë si humbës që me jashtëqitjet e veta njollosin jetën. Në luftërat e Rusisë, mungesa e arsyes është ajo që duket të jetë arsye.

Pas ekzekutimeve masive dhe pa asnjë brengë në Buçë; pas bombardimeve të materniteteve në Mariupol; pas shkatërrimit të qyteteve të tëra në Donbas; pas dhomave të torturimit të fëmijëve, pas raketave që në fund të dimrit synonin ngrirjen e civilëve deri në vdekje, tani e kemi pamjen apokaliptike të ujërave të Dniprosit masiv, të lumit që kur je në të mund të ndihet se është i gjerë sa një det, e që tash shpërthen nëpër digën e shkatërruar në Kahovkë. Rezervuari mbante ujë po aq sa Liqeni i Kripur i Madh në Jutah. Shkatërrimi i tij tashmë ka përmbytur vendbanimet ku jetojnë më shumë se 40 mijë njerëz. Tashmë janë zhdukur strehët e kafshëve dhe rezervatet natyrore. Kjo do të asgjësojë hapësirat bujqësore të grurit të Ukrainës, që ushqejnë kaq shumë vende në botë – veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë. Gjenocidit rus i shtohet edhe ekocidi.


Për më shumë se një vit, diga është kontrolluar nga Rusia. Qeveria ukrainase që nga tetori ka paralajmëruar se Rusia ka plane për ta shpërthyer.

Në natën e shkatërrimit, sizmologët në Norvegji kanë konfirmuar se shpërthimet masive, të llojit që kanë të bëjnë me eksplozivët e jo me ndonjë çarje aksidentale, vinin nga rezervuari. Disa – përfshirë personalitetin mediatik amerikan që është pro-Putinit, Tucker Carlson – pohojnë se Rusia nuk ka mundësi të qëndrojë prapa shkatërrimit, duke pasur parasysh se dëmi është përhapur në territoret e kontrolluara nga Rusia, duke e kufizuar kështu furnizimin potencial të Krimesë me ujë. Por, nëse argumenti yt është “Rusia nuk do ta dëmtonte popullin e vet”, atëherë, më fal nëse luaj me fjalët, por ky është një argument që nuk pi këtë ujë. Një nga thëniet më pak të sakta për Rusinë, është vargu i Winston Churchillit se është “një enigmë e mbështjellë me një mister brenda një enigme, por ndoshta aty është një çelës. E, ky çelës është interesi kombëtar rus”. Kjo fjali tingëllon thuajse Rusia udhëhiqet nga ndonjë teori e zgjedhjes racionale, teksa shekull pas shekulli na del të jetë e kundërta.

Pakkush e ka kuptuar ciklin rus të vetëshkatërrimit dhe të shkatërrimit të të tjerëve, siç ka bërë kritikja ukrainase Tetyana Ogarkova. Në riformulimin e saj të romanit klasik rus të Fjodor Dostojevskit, Krimi dhe Ndëshkimi – një roman për një vrasës që thjesht vret sepse mundet – Ogarkova e quan Rusinë si një kulturë ku ka “krim pa ndëshkim dhe dënim pa krim”.  Vrasja e të fuqishmëve kalon pa u ndëshkuar; viktimat dënohen pa arsye. Në kohën kur nuk dërgojnë ndihma humanitare në vijën e parë të frontit, Ogarkova – së bashku me bashkëshortin e saj, filozofin Volodymyr Yermolenko – mban një podkast. Është gjë e jashtëzakonshme të hasësh në dy njerëz që mendojnë me kthjelltësi, teksa janë nën bombardimet e përditshme. M’i kujtojnë filozofët gjermano-hebrenj, si Walter Benjamin, të cilët vazhduan të shkruanin kthjelltë edhe kur iknin nga nazistët. Teksa përpiqen ta kuptojnë të keqen që godet vendin e tyre, Ogarkova dhe Yermolenko theksojnë dallimin mes Hitlerit dhe Stalinit: teksa nazistët kishin disa rregulla se kë do ta ndëshkonin (ata që nuk ishin arianë; komunistët), në terrorin e Stalinit çdokush mund të ishte viktimë, në çdo moment. Dhuna pa takt e përshkon historinë ruse. Duke reaguar ndaj mënyrës se si Rusia e Vladimir Putinit vazhdimisht i ndryshon arsyet e veta për pushtimin e Ukrainës – nga “denazifikimi” në “rikthimin e tokave historike” e deri te “zgjerimi i NATO-s” – Ogarkova dhe Yermolenko thonë se vet natyra brutale e pushtimit është thelbi i luftës: krimet e luftës janë thelbi. Rusia pretendon të jetë një “pol” i fuqishëm në botë, për ta balancuar Perëndimin – por nuk ka arritur ta krijojë modelin e suksesshëm politik përmes të cilit të tjerët do të donin të bashkoheshin. Pra, nuk ka asgjë tjetër për të ofruar, përveçse t’i tërheq poshtë gjithë të tjerët në humnerat e veta. “Si guxon të jetosh kështu”, thuhej në një grafit mllefi të ushtarëve rusë në Buçë. “Çfarë kuptimi ka bota kur nuk ka vend për Rusinë në të”, ankohet Putini. Pasi u shkatërrua diga në Kahovkë, gjenerali Dobruzhinsky shkretoi në një emision të famshëm rus: “Duhet ta hedhim në erë edhe rezervuarin e ujit të Kievit”. “Pse?”, pyeti nikoqiri. “Veç për t’u treguar atyre qejfin”. Por, teksa Ogarkova dhe Yermolenko analizojnë, rusët gjithashtu i dërgojnë ushtarët e vet të vdesin pa kuptim në kasaphanën e Donbasit, ku trupat e tyre kanë mbetur të shtrirë në fushën e betejës dhe të afërmit e tyre nuk u informuan për vdekjen – në mënyrë që të mos i paguajnë. Në TV, prezantuesit lavdërohen se si “askush nuk di të vdesë si ne”. Ndërkohë, fshatarët në anën të lumit të pushtuar nga Rusia, po braktisen nga autoritetet. Të jesh i “çliruar” nga Rusia do të thotë të bashkohesh me perandorinë e saj të poshtërimit.

Prej nga vjen kjo shtysë drejt asgjësimit? Në vitin 1912, psikanalistja ruso-hebraike Sabina Spielrein – e cila u vra nga nazistët, ndërsa tre vëllezërit e saj u vranë nga terrori i Stalinit – së pari e parashtroi idenë se njerëzit tërhiqen nga vdekja po aq sa nga jeta. Për teorinë e saj të shtytjes drejt vdekjes, u zhyt në temat e letërsisë dhe të folklorit rus, por themeluesi i psikanalizës, Sigmund Freud, idetë e saj fillimisht i cilësoi si shumë morbide. Pas Luftës së Parë Botërore, u pajtua me të. Dëshira për vdekje ishte dëshira për të hequr dorë nga përgjegjësia, nga barra e individualitetit, e zgjedhjes, lirisë – dhe të zhytesh sërish në lëndë inorganike. Thjesht, të heqësh dorë. Në një kulturë si ajo e Rusisë, ku është gjë e zakonshme të shmangesh nga përballja me të kaluarën e errët të saj, me të gjitha rrjetat komplekse të fajit dhe të përgjegjësisë, harresa e tillë mund të jetë goxha joshëse. Por, përmes këtyre akte të shkatërrimit biblik, skajshmërish të dhunshëm,

Rusia gjithashtu ia dërgon një mesazh të ngjashëm ukrainasve dhe aleatët të tyre: dorëzohuni ndaj pafundësisë sonë, dorëzoni në luftën tuaj. Dhe, me gjithë humbjet ushtarake të Rusisë dhe të brishtësisë aktuale socio-ekonomike, ende mund të funksionojë kjo propagandë e veprimit.

Reagimi i Perëndimit ndaj shpërthimit të digës ka qenë çuditërisht i heshtur. Ukrainasit po kryejnë operacione të jashtëzakonshme shpëtimi, teksa Rusia vazhdon të bombardojë qytetet gjysmë të zhytura, por ata pak a shumë të vetëm po e bëjnë këtë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, është hutuar nga “mbështetja zero” nga organizatat ndërkombëtare, si OKB-ja dhe Kryqi i Kuq.

Ndoshta mungesa relative e mbështetjes vjen pjesërisht për shkak se njerëzit ndihen të pafuqishëm përballë një gjëje kaq të madhe, që ngjan me skenat të regjisorit Cecil B DeMille me lumenjtë gjigantë që shpërthejnë. Është e njëjta pafuqi që disa ndiejnë kur përballen me krizën klimatike. Në këto rrethana, është gjë me vend që përgjigja më e fortë ndaj ekocidit të Rusisë nuk erdhi nga qeveritë, por nga aktivistja e klimës Greta Thunberg, e cila qartazi ia hodhi fajin Rusisë për atë që ndodhi dhe kërkoi që ajo të mbahej përgjegjëse. Por, pothuajse nuk ka pasur një pipëtimë nga qeveritë perëndimore ose nga OKB-ja.

Të shtysh joshjen e çuditshme ndaj vdekjes, ndaj harresës dhe thjesht të heqësh dorë nga taktika ruse. Sa jetë kanë mbetur përbrenda nesh?

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Kalo në kategori