LAJMI I FUNDIT:

Fëmijët që mbijetuan në xhunglën e Amazonës për 40 ditë kishin ngrënë miell e fruta

Fëmijët që mbijetuan në xhunglën e Amazonës për 40 ditë kishin ngrënë miell e fruta

Katër fëmijë janë gjetur të gjallë – pesë javë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhungël të dendur të Amazonës.

Ata u shpëtuan nga ushtria kolumbiane, jo shumë larg vendit ku u rrëzua aeroplani Cessna 206. Tre persona të rritur në bord, përfshirë edhe pilotin, humbën jetën.


Katër fëmijë gjenden të gjallë në xhungël - 40 ditë pas një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi
Lexo po ashtu Katër fëmijë gjenden të gjallë në xhungël - 40 ditë pas një aksidenti të aeroplanit në Kolumbi

Xhaxhai i këtyre fëmijëve ka thënë se ata arritën të mbijetonin për 40 ditë në xhunglën e Amazonës me miell të një bime ‘kasava’ dhe me fruta të pyllit tropikal, për të cilat ata kishin njohuri.

“Kur aeroplani u rrëzua ata nxorën (nga rrënojat) miellin ‘farina’, dhe me këtë, ata mbijetuan”, tha Fidencio Valencia jashtë spitalit në Bogota, ku ata pritet të qëndrojnë për të paktën dy javë. ‘Farina’ është një miell ‘kasava’ që njerëzit hanë në rajonin e Amazonës.

“Pasi iu harxhua mielli, ata filluan të hanin fara”, tha Valencia.

Damaris Mucutuy, halla e fëmijëve, tha se “fëmijët janë mirë” pavarësisht se janë të dehidratuar dhe kanë pickime nga insektet. Ajo shtoi se fëmijëve u ishin ofruar shërbime të shëndetit mendor.

Astrid Caceres, kreu i Institutit Kolumbian të Mirëqenies Familjare, tha se të rinjtë ishin gjithashtu në gjendje të hanin fruta sepse “xhungla ishte në korrje”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak

Evropa
Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

Evropa
Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Atentati ndaj kryeministrit sllovak – momenti kur ai i plagosur futet në makinë dhe i arrestimit të të dyshuarit

Evropa
Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Kryeministri sllovak është në gjendje të rëndë shëndetësore pas atentatit ndaj tij

Evropa
Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Atentat ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico

Evropa
Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook - ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropa
Kalo në kategori