LAJMI I FUNDIT:

Mot jostabil – pasdite rrebeshe shiu e bubullima

Mot jostabil – pasdite rrebeshe shiu e bubullima
Foto: Arkiv

Moti në Kosovë edhe gjatë ditës së sotme vazhdon të mbetet jostabil, me rrebeshe e bubullima.

Sot do të mbaj mot kryesisht me vranësira, e pasdite me rrebeshe shiu e bubullima.

Temperaturat do të sillen nga 13 deri në 22 gradë celsius.


Era do të fryjë kryesisht nga veriu e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare 2-7m/s.

Shtypja atmosferike luhatet kryesisht përreth vlerave normale. /Telegrafi/