Mariçiq: Sonte do t’i definojmë hapat e ardhshëm me ide konkrete për grupet e punës me opozitën

Në Këshillin qendror dhe ekzekutiv të LSDM-së sonte do t’i definojmë hapat e ardhshëm me ide konkrete për grupet e punës me opozitën dhe për një kohë të shkurtër do t’i intensifikojmë aktivitetet. Ne kemi vazhdimisht komunikim, por zyrtarisht do t’i drejtohemi opozitës për hapjen e këtij dialogu, ka deklaruar në intervistën për AIM zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq i pyetur nëse bisedohet me opozitën për formimin e grupeve të punës në mënyrë të arrihet marrëveshje rreth ndryshimeve kushtetuese.
“Pasdite kemi mbledhje të Këshillit ekzekutiv dhe qendror, do të definojmë hapat e ardhshëm dhe do të veprojmë shpejtë përmes një komunikimi intensiv me opozitën për t’u ulur dhe për të mos humbur kohë, për të shfrytëzuar këtë moment pozitiv dhe energji pozitive i dalë nga mbledhja e liderëve dhe për të lëvizur nga pozitat e mëparshme”, tha Mariçiq.
Për Mariçiqin është me rëndësi që opozita ka lëvizur, siç thotë ai, nga pika zero dhe në një farë mënyre ka ndryshuar qëndrimin e saj të prerë se me asnjë çmim nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.
“Mirë që e kuptuan nevojën për konsensus dhe nga një pozicion, le të themi, në të cilin ne si shtet vetvetiu të bllokohemi, tani mbetet ai vullnet i mirë në vepër. Qeveria ka shtrirë dorën, kryeministri ka dhënë ofertë konkrete për hapat e ardhshëm”, tha Mariçiq.
Thotë se opozita nuk e ka hedhur poshtë këtë ide dhe ka dhënë vetëm disa kushte shtesë dhe sipas tij ia vlen të ulet dhe të bisedohet.
Në pyetjen e MIA-s se kur ndryshimet kushtetuese do të mund të hyjnë në procedurë parlamentare, Mariçiqi ka thënë se është e mundur këtë muaj dhe kjo varet nga dinamika që do ta dakordojnë në kudër të dialogut me opozitën.
Intervista e plotë me zëvendëskryeministrin Mariçiq me video-material do të publikohet nesër.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore, tregtarët me pakicë obligohen të publikojnë çmimet e produkteve në ueb faqe

Varroset Bajram Qerkini, kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Aksioni kundër fajdesë në Prizren - prokuroria thotë se i dëmtuari ka dhënë kamata mujore prej 15 deri në 20 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania