LAJMI I FUNDIT:

Alfa Romeo do të prezantojë një SUV të vogël elektrik vitin e ardhshëm

Alfa Romeo do të prezantojë një SUV të vogël elektrik vitin e ardhshëm

Kompania italiane Alfa Romeo po fillon një kapitull të ri në historinë e saj, dhe ka premtuar veturën e parë elektrike në formën e një SUV të vogël, për vitin e ardhshëm.

Detajet rreth veturës së ardhshme që do të shfaqet në fillim të vitit 2024 janë ende një mister, ajo njihet nga brenda si “Kid”, dhe është një crossover që do të jetë më i vogël se modeli Tonale, transmeton Telegrafi.


Ky crossover premton “të ndryshojë gjërat dhe të ndryshojë rregullat në segment”, do të ketë një ADN sportive, ndërsa do të mbajë edhe titullin e automjetit të parë elektrik të Alfa-s.

Kompania tani po kërkon nga fansat të marrin me mend emrin e modelit të ri, por nuk do të jetë Brenner siç u spekulua më parë.

Nga ana tjetër, ai mund të quhet Sebring, pasi thuhet se do të përfaqësojë një version paksa të ndryshëm të Jeep Avenger. /Telegrafi/