LAJMI I FUNDIT:

Kurti: Për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, duhet krijuar kushte pa banda kriminale

Kurti: Për mbajtjen e zgjedhjeve në veri, duhet krijuar kushte pa banda kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë dhënë për median franceze “France 24” ka deklaruar se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen sipas rendit dhe ligjit.

“Duhet të ketë vendosje të rendit dhe ligjit. Pa ligj nuk mund të ketë zgjedhje demokratike”, është shprehur Kurti


Kurti tha se është i interesuar për konstruktivitet, rend dhe ligj, dhe jo dështime të njëpasnjëshme.

“Nuk dua dështim pas dështimit. Dua të angazhohem për konstruktivitet, rend, ligj dhe demokraci. Për këto nuk ka kompromis. Sot në tri komunat veriore situata përgjithësisht ishte e qetë. Pse? Sepse nuk ka pasur urdhër për dhunë nga Beogradi”, u shpreh ai.

Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni
Lexo po ashtu Kurti për situatën në veri: S'kam marrë ultimatum - gjërat nuk zgjidhen me trysni

Kryeministri theksoi se në veri është mbrojtur kushtetushmëria.

Dhe kjo shton Kurti ka ndodhur, përkundër që Beogradi ka menduar se në katër komuna do të dështojë sistemi.

“Nuk është faji i kryetarëve aktualë, që kishte dalë dalje të ulët në zgjedhje. Ata janë legalë. Është e vërtetë që legjitimiteti i tyre politik është i dobët, por i të tjerëve është zero. Nuk ju kanë dalë llogaritë. Kanë menduar se atje do të dështojë sistemi, por nuk ka ndodhur. Janë katër kryetarë. Nëse nuk do të hyjnë në ndërtesa zyrtare, ku duhet të hyjnë? Nëse ato s’janë për ta, për kë janë?”, u shpreh ai.

Sipas kreut  të Qeverisë, për shkak se ka dështuar ideja e shkëmbimit territorial me Serbinë, tani kjo përpjekje është bërë e dhunshme.

“Para disa viteve, shkëmbimi kufitar ishte eufemizëm për ndarjen e Kosovës. Tani, projekti për ndarjen e Kosovës, është bërë i dhunshëm. Serbia dhe Rusia e urrejnë faktin që Kosova është storie suksesi e ndërhyrjes së NATO-s dhe progresit ekonomik dhe demokratik”, ka shtuar Kurti.

Duke përmendur zgjedhjet e reja në komunat veriore, kryeministri tha se duhet krijuar kushte pa banda kriminale.

“Ne kemi për ta mbrojtur kushtetutshmërinë. Këta katër kryetarë nuk shoh se do ta përfundojnë mandatin. Brenda muajsh mund të kemi zgjedhje, por nuk duhet të ketë banda. Duhet pasur kushte për zgjedhje të parakohshme”, tha Kurti për mediumin France 24./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori