LAJMI I FUNDIT:

Zonja e parë e Rumanisë shkaktoi zemërim në opinion, barti stoli ari në vlerë 12 mijë euro gjatë vizitës në Gjermani

Zonja e parë e Rumanisë shkaktoi zemërim në opinion, barti stoli ari në vlerë 12 mijë euro gjatë vizitës në Gjermani

Presidenti rumun Klaus Iohannis vizitoi Gjermaninë me gruan e tij dhe fotografitë e publikuara më pas, të cilat i referohen takimeve me një sërë zyrtarësh të qytetit dhe rajonit në Gjermani, shkaktuan zemërim publik.

Gjegjësisht, mediat në Rumani kanë vërejtur se bashkëshortja e presidentit rumun, Carmen Iohannis, gjatë takimeve në Gjermani ka bartur stoli ari në vlerë prej 12 mijë eurosh.


Këto pretendime u konfirmuan edhe nga argjendari rumun, bizhuteritë e të cilit Iohannis i mban, dhe i cili është zyrtarisht edhe si furnizues i stolive për rezidencën mbretërore rumune, transmeton Telegrafi.

“Jemi krenarë që krijojmë bizhuteri të përjetshme që nderojnë dhe festojnë bukurinë dhe individualitetin unik të atyre që i bartin”, thuhet në mesazhin e argjendarit.

Sipas Digi24 rumune, Iohannis kishte bartur stoli ari të bardhë me diamante. Sigurisht që fotot tërhoqën shumë vëmendjen e publikut dhe rumunët kritikuan sjelljen e zonjës së parë.

Për shkak të një sërë komentesh, Zyra e presidentit rumun u detyrua në një njoftim dhe thanë se Iohannis nuk i ka mbajtur stolitë dhe se ajo i ka kthyer në argjendari pasi është kthyer nga Gjermania.

“Zonja e parë barti stolitë e stilistit rumun. Bizhuteritë u kthyen pas kthimit të saj në vend, siç bëhet gjithmonë me rrobat e veshura nga zonja e parë. Nuk kishte asnjë kontratë që përfshinte përfitime financiare pas promovimit të bizhuterive”, u shpreh zyra e presidentit të Rumanisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori