LAJMI I FUNDIT:

Tina Turner ndërroi jetë pa u takuar me disa nga nipërit e saj

Tina Turner ndërroi jetë pa u takuar me disa nga nipërit e saj
Tina Turner

Tina Turner ndërroi jetë javën e kaluar.

Ndërsa këngëtarja e dashur kishte katër fëmijë, vetëm dy janë gjallë sot.


Djemtë e saj biologjikë, Craig dhe Ronnie, vdiqën para vdekjes së saj, duke lënë djemtë birësues: Ike Jr. dhe Michael.

View this post on Instagram

A post shared by Tina Turner (@tinaturner)

Sipas burimeve mediatike, Tina ka pasur shumë pak kontakte me djemtë birësues dhe nipërit e saj, duke mos takuar asnjëherë disa prej tyre.

Page Six raporton se anëtarët e familjes u tronditën kur dëgjuan për vdekjen e Turner, me shumë njerëz që nuk e dinin se ajo ishte e sëmurë rëndë.

Zbulohen detajet e funeralit të ikonës së muzikës, Tina Turner
Lexo po ashtu Zbulohen detajet e funeralit të ikonës së muzikës, Tina Turner

“Askush nuk kishte dëgjuar për Tina për një kohë, kjo ndodhi kaq papritur”, tha Tëanna Turner, vajza e Ike Jr.

Fëmijët e Tina Turner

Tina kishte djalin e saj të parë, Craig me Raymond Hill, një anëtar i grupit të saj me Ike Turner. Më pas ajo u martua me të.

Gjatë martesës, të dy adoptuan fëmijët e njëri-tjetrit, me Ike që adoptoi Craig dhe Tina adoptoi Ike Jr. dhe Michael.

Tina dhe Ike patën së bashku një djalë të quajtur Ronnie, dhe të dy u divorcuan në vitin 1978.

Tina Turner dhe Ike

Ylli i muzikës më pas vazhdoi të tregojë historinë e saj, duke botuar një kujtim dhe duke zbuluar abuzimin ndaj të cilit ishte nënshtruar nga i shoqi.

Page Six pretendon se që kur Tina u largua nga ShBA ajo rrallë kalonte kohë me nipërit e mbesat.

Tina Turner

Ata gjithashtu pretendojnë se humbja e djemve të saj biologjikë e rëndoi shumë, duke e penguar atë të kalonte kohë me fëmijët e tjerë.

Thuhej se artistja e ndjerë “mezi i njihte” fëmijët e Ronnie, Raquel dhe Randy.

Tina Turner

Ajo gjithashtu nuk i takoi kurrë fëmijët e Raquel, Tyson dhe Tyree. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Françeska eliminohet nga BBVA - pesë banorët e mbetur janë zyrtarisht në finale

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Edhe Meritoni në finale - për herë të parë një banor nga Kosova, finalist në Big Brother VIP Albania

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Kalo në kategori