Pendarovski: Duhej të niste lufta në Ukrainë që BE-së t’i kujtohej Ballkani Perëndimor!
Janë nënçmuese kritikat që vijnë nga SHBA-të dhe BE-ja, por edhe ata bënë gabim strategjik dhe harruan Ballkanin Perëndimor – thotë Presidenti Stevo Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë. Ai, sic percjell KlanM, në këtë intervistë është prononcuar për situatën në gjyqësor, dekretimin e ligjeve për Korridorin 8 dhe 10D, por edhe për situatën në Kosovë.
Presidenti Stevo Pendarovski nuk beson në forma të reja të asociimit dhe anëtarësimit në Bashkimin Evropian duke komentuar planet e reja të zyrtarëve të BE-së dhe Presidentit francez Emanuel Macron për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, njofton KlanM.
“Qytetarët e RMV-së janë të lodhur nga metodat e reja të anëtarësimit në BE. Presidenti Macron para tre viteve kërkoi metodologji të re. Thoshte se do të përparoni klaster pas klasteri, nuk do të prisni deri në moment të fundit. Fatkeqësisht deri në këtë moment, dy vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia dhe Mali I Zi, që janë në proces negociues më shumë se një dekadë, nuk kanë nisur negociatat me metodologjinë e re” – tha Pendarovski.
Presidenti Stevo Pendarovski, sic percjell KlanM, pranon se për shkak të luftës në Ukrainë, ekziston momenti dhe motivacioni për zgjerimin e BE-së. Por ai pyet Brukselin, se çfarë do të ndodh nëse nesër ndërpritet lufta në Ukrainë?
“Nëse duhet të presim luftë në Evropë, juve t`ju kujtohet Ballkani Perëndimor se duhet pas shumë dekadave formalisht të bëhet pjesë e BE-së, druaj se ky lloj rezonimi nuk ka qenë asnjëherë karakteristikë e BE-së. Ky lloj rezonimi gjeostrategjik është specifikë e NATO-s. BE-ja gjatë historisë ka pasur profil ndryshe të kritereve. Dhe, nëse filloni t`i ngjani NATO-s, cfarë bëjmë nëse ajo luftë ndërpritet me marrëveshje paqe? Nuk dua ta shoh momentin e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor por edhe RMV-së në BE, vetëm se diku në Evropë ka luftë” – tha Pendarovski.
Presidenti Pendarovski në intervistën për Radion Evropa e Lirë thotë se me vëmendje po ndjek zhvillimet në Kosovë, pasi janë 65 ushtarë të RMV-së atje. Sipas Presidentit, sic percjell KlanM, nëse RMV-ja kontribuon për stabilitetin e Kosovës, këtë e bën për shkak të stabilitetit dhe sigurisë në vend.
“Vlerësimet e NATO-s janë se, në veri të Kosovës, situata kohë pas kohe do të tensionohet, mirëpo trupat e Aleancës që ndërkohë do të përforcohen janë të mjaftueshme që të mos lejojnë derdhjen e jostabilitetit në pjesë tjera të Kosovës, e aq më pak të vijnë tek ne apo në ndonjë pjesë tjetër të rajonit” – deklaroi Pendarovski.
Presidenti Pendarovski, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, ka deklaruar se është i vetëdijshëm për fenomenin e presioneve në sferën e gjyqësorit dhe prokurorisë edhe pse personalisht nuk ka njohuri për shembuj konkret. Mënyra e përmirësimit të situatës në gjyqësor, që ka nivel shumë të ulët besueshmërie tek qytetarët, sipas Presidentit, është që politikanët të japin shembuj dhe të mos intervenojnë për raste të caktuara.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
Tre gjyqtarë bllokohen në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë, kryesindikalisti Rrustemi: Po na rrezikohet jeta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!