LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha tregon barkun e shëndoshur: Jam në epokën time të shtimit në peshë dhe çfarë?

Bebe Rexha tregon barkun e shëndoshur: Jam në epokën time të shtimit në peshë dhe çfarë?

Bebe Rexha hyri në Instagram të premten për të ndarë një ‘selfie’ pozitive me 10.7 milionë ndjekësit e saj.

Fotoja e tregonte yllin 33-vjeçar të muzikës pop, e cila mahniti publiku me paraqitjen e saj të fundit në gala mbrëmjen e organizuar nga amFAR javën e kaluar në Kanë, pa makijazh teksa ngriti lartë një xhup të zi për të zbuluar stomakun e saj.


Ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë: “Po, jam në epokën time të shëndoshë dhe çfarë?”, duke pranuar me pozitivitet faktin që ka shtuar shumë në peshë, shkruan DailyMail.

Artistja me origjinë shqiptare tundi flokët bionde që i binin mbi supe dhe ajo vuri një gjerdan me diamant.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi këngëtarja Rexha foli kundër njerëzve që diskutuan mbi shtimin e saj të fundit në peshë prej 30 kilogramësh për shkak të sindromës së vezores policistike, PCOS.

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në mbrëmjen humanitare që mbledh fonde për kërkimet mbi HIV/AIDS
Lexo po ashtu Bebe Rexha shkëlqen me dukjen dhe interpretimin në mbrëmjen humanitare që mbledh fonde për kërkimet mbi HIV/AIDS

Javën e kaluar, interpretuesja e hitit “Me, Myself, And I” ishte e ftuar në “The Jennifer Hudson Show”, ku ajo foli për problemet e saj me peshën.

“Dëgjo, ne jemi në sy të publikut, kështu që kjo me siguri do të ndodhë”, i tha ajo prezantueses Jennifer Hudson.

“Isha shumë më e hollë dhe fitova pak peshë – kjo vjen me territorin. Unë nuk jam e inatosur për këtë sepse është e vërtetë, por kur sheh gjëra të tilla, të bën të ndjehesh pak e dreqosur”.

“Ju nuk e dini se çfarë po kalon dikush, çfarë po kalon në jetën e tij, kështu që është disi e vështirë. Por ndihem sikur jemi në vitin 2023… nuk duhet të flasim për peshën e njerëzve”, shtoi ajo.

“Dëgjo… Më pëlqen të ha, në rregull? Më pëlqen të ha”, shtoi Bebe, ndërsa Hudson, 41 vjeçe, tha: “Nuk ka asgjë të keqe me këtë!”

Artistja e muzikës tha se nuk mund t’i rezistonte së kontrolluari komentet kur pa se kërkimi me frazën “Bebe Rexha shtim në peshë” ishte në trend në TikTok.

“Të shohësh atë që është kërkuar është shumë shqetësuese. Unë nuk jam e çmendur sepse është e vërtetë. Kam shtuar në peshë. Por kjo është thjesht diçka e keqe. Faleminderit të gjithë njerëzve që më duan pa marrë parasysh çfarë”, shkroi ajo në Twitter.

“Gjithmonë kam luftuar me peshën time. Një bushtër që i pëlqen të hajë. Unë jam duke punuar me veten çdo ditë. Thjesht jam pak e dekurajuar pak tani”, ka pranuar ajo para ndjekësve.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ndau edhe detaje rreth shëndetit të saj teksa ishte në emisionin televiziv.

“Shkova te mjeku vitin e kaluar – dhe shumë gra në fakt e kanë këtë dhe nuk e dinë – por më diagnostikuan me PCOS, që është sindroma e vezores policistike”, zbuloi ajo.

Ajo vazhdoi: “Është një nga shkaqet kryesore pse gratë shtojnë peshë dhe janë të trasha. Unë fjalë për fjalë fitova 13 kilogramë aq shpejt, ndoshta pak më shumë. Por ne duhet të jemi vetëm pozitivë dhe thjesht t’u tregojmë njerëzve dashuri”.

PCOS është një çekuilibër hormonal që prek një në 10 gra që janë në moshë riprodhimi.

Mund të shkaktojë perioda të parregullta, infertilitet, qime të tepërta në trup, akne dhe shtim në peshë.

“Është e vështirë. Unë kam qenë padyshim duke ‘luftuar’ me peshën time dhe kam ‘luftuar’ me ushqimin përgjithmonë”, vuri në dukje Bebe Rexha.

Ajo gjithashtu foli së fundmi për peshën e saj në emisionin SiriusXM të Gayle King, duke thënë: “Unë padyshim që po luftoj me peshën time dhe po luftoj me mënyrën se si dukem, dhe ka qenë e vështirë për mua”.

Dhe ajo zbuloi se kur nënshkroi marrëveshjen e saj të parë diskografike, labeli e inkurajoi atë që të hiqte nëntë kilogramë.

“A jeni gati për të hyrë në top formë? Sepse ju duhet të humbni nëntë kilogramë për të bërë këtë karrierë. Si, ju duhet të humbni peshë”, tha Rexha. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Arbana Osmani publikon fotografi me bikini nga pushimet me bashkëshortin në rezidencën e dikurshme të Pablo Escobarit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Kendall Jenner duket tejet simpatike në një fustan veror, në Miami përpara Çmimit të Madh të F1

Magazina
Kalo në kategori