Deputetët dhe anëtarët e kryesisë së Partisë Demokratike të Shqipërisë janë duke përgatitur propozimet e tyre për bashkimin e demokratëve, të cilat do t’i paraqesin në mbledhjet e thirrura nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Gazment Bardhi.
Për A2 CNN, deputeti dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë, Flamur Hoxha, tregon se formula e bashkimit të grupimeve në PD mund të nisë me përcaktimin e një drejtimi kolegjial nga të dyja palët, por ai drejton gishtin edhe nga grupi i “Rithemelimit” të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, nga të cilët kërkon të ngrenë zërin ndaj përgjegjësit për humbjen e 14 majit.
“Ashtu siç ngritëm ne zërin më 6 mars, ashtu duhet të ngrenë zërin edhe ata të kampit tjetër të lexojnë realitetin, PD-ja s’ka nevojë për kryetar, por mund të jetë një drejtim kolegjial nga të dyja palët që të bashkojë bazën fillimisht, nuk pres të bashkohen të gjithë deputetë, por demokratët po”, u shpreh Hoxha.
Të njëjtin mendim ndan edhe deputeti Lefter Gështenja, i cili kërkon edhe analizë për situatën ku ndodhet PD-ja.
“Të gjithë duhet të punojmë për bashkimin e demokratëve, ajo që kemi më shumë nevojë është një drejtim kolegjial, të bëjmë një analizë, të flasin me njëri-tjetrin”, u shpreh Gështenja.
Të pyetur se si e shohin rikthimin e mundshëm të Lulzim Bashës për të drejtuar sërish PD-në, Hoxha dhe Gështenja vendosin theksin se demokratëve i duhet një lidership i ri.
“PD-ja ka nevojë për drejtues të rinj. Është një vendim i tij, do ta komentoj kur ky njeri të deklarojë zyrtarisht se do të kandidojë”, tha Hoxha.
“PD-ja ka nevojë për lider të ri, takimet që bën Basha them që duhet të bëjmë dhe ne edhe gjatë këtij viti që pothuajse s’kemi qenë pranë demokratëve. Hapja e partisë është kryefjala që PD-ja të kthehet në forcë fituese”, pohuan për A2 CNN deputetët Hoxha dhe Gështenja.
“Të hapim partinë edhe nëse duhet të mos jem më deputet, s’mund të shikojë interesat tona për 2025 apo më tej, duhen të rinj, partia s’mund të rri peng për tekat e një ish-kryetari dhe të një kryetari apo ai që do të vijë të copëtohet partia për interesat e tyre”, deklaroi Hoxha.
“Duhet të afrojmë intelektualë, ta bëjmë partinë me të madhe se ajo e 2021, të afrojmë ata që bëjnë opozitë të vërtetë, të bëjmë të rinjtë të votojnë në zgjedhjet ardhshme, ky është çelësi, duhet të krijojë një PD model, një ekip të ri drejtues”, tha Gështenja.
Më 5 qershor do të mblidhet grupi parlamentar demokrat, teksa një ditë më pas do të zhvillohet edhe takimi i kryesisë së PD-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj