LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU “Hidromorava”

Nënshkruhet marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për KRU “Hidromorava”

Ministria e Financave ka njoftuar të enjten se është nënshkruar marrëveshja e grantit prej 2.5 milionë euro për Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë nga ministry Hekuran Murati, Shefi i Zyres të BERZh në Kosovë, Sergiy Maslichenko dhe Sekretari Gjeneral i Hidromoravës, Agim Smillaku.

Siç bëhet e ditur në njoftim, granti përfshin 1 milionë euro për zgjerimin e rrjetit të ujërave të zeza, ndërsa 1.5 milionë euro për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza.


“Projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Gjilan kap vlerën totale prej afro 23.5 milionë euro, për të cilat tashmë është siguruar financimi. Implementimi i projektit është në fazën përgatitore dhe deri në fund të vitit pritet të fillojnë punimet në terren”, thuhet në komunikatën për media të ministrisë.

Sipas tyre, nënshkrimi i kësaj marrëveshje është tejet me rëndësi për regjionin e Anamoravës, pasi që përforcon kapacitetet e KRU “Hidromorava” dhe përmirëson kushtet e ambientit përmes trajtimit të ujërave të zeza për rreth 76 mijë qytetarë./Telegrafi/