Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), Nenad Rikalo, si dhe e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas njoftimit të gjykatës të enjten, fajtor është shpallur edhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Kapllan Halimi. I njëjti është dënuar me burgim prej 2 vjet e 6 muaj.
Ndërsa, gjashtë zyrtarët e tjerë Shefki Zeqiri, Ekrem Gjoka, Shkelzen Morina, Leon Thaçi, Lindar Krasniqi dhe Albana Zeqiri, janë liruar nga akuza.
Ish-ministrit Rikalo dhe ish-sekretarit Halimi u është shqiptuar edhe dënim plotësues, duke iu ndaluar ushtrimi i funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim të shqiptuar si në këtë aktgjykim.
“Detyrohen të akuzuarit që t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale edhe atë: për ekspertizën financiare në mënyrë solidare shumën prej 2000 (dymijë) €uro, për shpenzimet e paushallit gjyqësor secili veç e veç në shumën prej 500 (pesëqind ) €uro, si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit secili veç e veç shumën prej 100 (njëqind) €uro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi”, thuhet në komunikatën për media.
E dëmtuara Avokatura Shtetërore e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
“Të akuzuarit SH.Z, E.Gj, SH.M, L.TH, L.K dhe A.Z janë liruar nga akuza për shkak se nga dëgjimi i dëshmitarëve, ekspertit dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtëtuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje nga neni 422 paragrafi 1 dhe paragrafi 2 nënparagrafi 2.1 dhe 2.2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur tutje.
E dëmtuara Avokatura Shtetërorë e Kosovës pranë Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, për realizimin e kërkesës pasurore – juridike udhëzohet në kontest të rregullt juridiko-civil.
Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe