Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se dy kryetarët nga radhët e tyre në komunat veriore, do të vazhdojnë të qëndrojnë në objekte komunale, pavarësisht protestave dhe kërkesave ndërkombëtare që ata të ushtrojnë mandatin e tyre në objekte të tjera publike.
Sipas tij, kryetar i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, tashmë kanë filluar të ofrojnë shërbime për qytetarët dhe t’i zbatojnë detyrimet ndaj institucioneve të Kosovës.
Ai thekson për KosovaPress, se protestat në komunën e Zubin Potokut, Zveçanit dhe Leposaviqit, janë të organizuara nga grupet kriminale serbe dhe të dirigjuara nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Dy kryetarët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviq, do të qëndrojnë, ata janë të përkushtuar me qëndru (në objekte komunale) dhe me fillu menjëherë me ofru punë dhe shërbime ndaj qytetarëve por edhe me kry detyrimet ndaj shtetit të Kosovës. Kjo është qasja e tyre, filluan dje me pagesat e faturave të energjisë elektrike që nuk është paguar që 20 vite dhe pastaj do të fillohet me adresimin e sfidave lokale, parkingjet, infrastruktura lokale…Policia e Kosovës dhe kryetarët në asnjë moment nuk duhet të lëshojnë (objektin), unë jam i bindur e aty ka pak popullsi lokale, krejt veriu mund të jetë 40 mijë banorë. (Protstat) nuk vijnë prej popullsisë lokale, ata që i pamë dje nuk janë protestues, ata janë struktura apo agjentura e drejtpërdrejtë e Vuçiqit të ndërlidhura me shërbimin e sigurisë së Serbisë”, thotë ai.
Deputeti i mazhorancës kritikon Partinë Demokratike të Kosovës, e cila sipas tij, ka sugjeruar që kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqirin dhe ai i Zveçanit, Ilir Peci të mos ushtrojnë detyrën e tyre në objektet komunale.
“Unë mund të garantoj se dy kandidatë nga Lëvizja Vetëvendosje do të qëndrojnë dhe do të jenë aty. Nuk mund të garantoj për të tjerët. Por unë shpresoj që ata do të kenë guximin e nevojshëm politik ashtu siç kur kanë dal për me marrë mandatin, madje në kërkesat e tyre fillestare ka qenë që detyrimisht duhet me shku në objekte komunale. Zyrtarisht edhe PDK-ja ka dal me një komunikatë, tash le të fillon edhe një herë PDK-ja, megjithëse është një veprim i paarritshëm heroik për ata, që të bëjnë diçka çfarë kërkuan në fillim. Nuk ka qenë domosdoshmërish qëndrimi i tyre, është luhatur edhe para takimit (me ambasadorët). Çfarëdo që kanë vendosë ata, të jeni të bindur se ka ardhur nga Memli Krasniqi dhe Bedri Hamza, s’ka të bëjë me ambasadën apo diçka”, thekson ai.
Muja arsyeton nevojën që Policinë e Kosovës të asistojë për hyrjen në objekte komunale të kryetarëve të zgjedhur në veri.
Sipas tij, zgjidhja e vetme është që të pranohen rezultatet e zgjedhjeve të 18 prillit në veri dhe strukturat kriminale atje t’i ndërpresin protestat.
“Policia e ka bërë vlerësimet mbi bazën e sjelljeve paraprake të grupeve kriminale atje. Në të kaluarën këto grupe kriminale kanë vra edhe kryetarë të komunave, kandidatë për kryetar dhe kishim për detyrë të sigurohen parakushte. Pasi Lista Serbe me shtetin serb e kanë vra Dimitre Janiviqin në vitin 2014 dhe Oliver Ivanoviqin në vitin 2014. Natyrisht ne nuk jemi naivë, pasi ata nuk e njohin garën politike, strukturat kriminale janë drejtpërdrejtë të Vuçiqit”, deklaron Muja.
Duke folur për reagimet e ashpra ndërkombëtare karshi Kosovës, Muja thotë se të njëjtat nuk do të ndikojnë në prishjen e raporteve të Kosovës me aleatët ndërkombëtar dhe veçmas ShBA-në.
“Ne nuk kemi asnjë problem me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në çdo raport që kemi ne me ShBA-në, e keni pa edhe vet që kemi raporte të shkëlqyeshme dhe dëshira jonë është që të forcohet edhe më tej aleanca e domosdoshme strategjike mes nesh dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çështjet ne i kemi me Serbinë, nuk kemi të bëjmë me ShBA-në duhet të kuptoni këtë gjë. Ne betejën e kemi betejën me grupet kriminale nga Serbia, as me popullsinë lokale nuk e kemi këtë betejë. Përkundrazi ata janë qytetarë të Kosovës që me Kushtetutë e kemi obligim që t’i trajtojmë barabartë dhe t’iu ofrojmë shërbime”, përfundoi ai.
Protestat në veri po vazhdojnë prej ditës së djeshme, ku qindra qytetarë serbë po kundërshtojnë hyrjen në zyrat komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.
Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht është duke bërë thirrje për depërshkallëzimin e situatës në veri dhe uljen e tensioneve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Islami për masakrën e Reçakut: Serbia vazhdimisht tenton t’i shtrembërojë faktet dhe provat
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri