“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Evropiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së daljes në pension, ka përllogaritur se sa vite përfiton ose gëzon pension një qytetar i Shqipërisë, por edhe i Evropës që nga momenti i daljes në pension e deri në fund të jetës së tij.
Në studim janë marrë vendet e Evropës, përfshirë vendet e rajonit, ndërkohë që të dhënat i referohen vitit 2020.
Siç e kemi theksuar edhe në analizat e mëparshme të “Scan Intel” Shqipëria për vitin 2020 ka regjistruar nivel të jetëgjatësisë poshtë mesatares së Bashkimit Evropian. Referuar kësaj periudhe ky tregues në Shqipëri rezulton në 77.4 vite, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Evropian për vitin 2020 është 80.4 vite.
Referuar të dhënave nga “OECD” vendi i cili ka moshën më të lartë të daljes në pesion është Norvegjia dhe Islanda me një moshë rreth 67 vjeç secili, pasuar nga Holanda dhe Irlanda me 66.3 vjeç dhe 66 vjeç përkatësisht. Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në 63.9 vjeç, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet poshtë mesatares me moshë të daljes në pension, sipas INSTAT, deri në 63.1 vjeç, referuar vitit 2020.
Nëse do të flisnim për rajonin shifrat tregojnë se vendi me moshën më të lartë të daljes në pension është Bosnje Heregovina me 65 vjeç. I dyti në rajon renditet Mali i Zi me 64 vjeç, pasuar nga Shqipëria në vend të tretë. Ndjek Serbia dhe Maqedonia e Veriut me moshë deri në 63 vjeç secili. Ndër vendet me moshën me të ulët të daljes në pension mund të përmendim Greqinë dhe Italinë me 62 vjeç secili.
Nisur nga indikatorët e përmendur më sipër mund të llogarisim se sa është diferenca mes jetëgjatësisë mesatare dhe moshës së daljes në pension sipas vendeve të Europës. Nga shifrat dalim në përfundimin se në Shqipëri një person që nga dalja në pension e deri në fund te jetës së tij përfiton mesatarisht rreth 14,3 vite pension. Ky tregues na rendit poshtë mesatares së Bashkimit Europian e cila vlerësohet në 16.5 vite.
Vendi ku pesionistët përfitojnë më shumë vite pension është Italia, e cila ishte edhe ndër vendet me moshën më të ulët të daljes në pension. Një pensionist në Itali gëzon rreth 20.3 vite pension, pasuar nga Luksemburgu me 20.2 vite.
Nëse do të analzionim të dhënat vetëm për vendet e rajonit shohim se renditen ndër të fundit mes vendeve të Europës me më pak vite. Shqipëria renditet e para në rajon, ndërkohë një pensionit në Malin e Zi gëzon 11.9 vite pension, pasuar nga Serbia me 11.5 vite, Maqedonia e Veriut me 11.4 vite dhe Bosnje Hercegovina me 11.2 vite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Berisha: Kushtetuesja bëri grusht shteti, kërcënohet me video intime
Takimi Vuçiq-Mickoski: Në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje