LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takon bacën Rifat: Zhvillimin e ushtrisë tonë do ta bëjmë duke kujtuar sakrificën e Jasharëve

Mehaj takon bacën Rifat: Zhvillimin e ushtrisë tonë do ta bëjmë duke kujtuar sakrificën e Jasharëve

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, është takuar me Rifat Jasharin, vëllain e komandantëve legjendarë të UÇK-së, Adem e Hamëz Jashari.

Mehaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se gjatë rrugëtimit të tyre për zhvillimin e ushtrisë nuk kishin se si të mungonin këshillat e bacës Rifat.

Sipas tij, baci Rifat është heroi i gjallë i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë.


“Gjatë rrugës tonë për zhvillimin e ushtrisë nuk kishin se si të mungonin këshillat e bacës Rifat Jashari. Ai është heroi i gjallë mes nesh, i cili vazhdimisht përkujdeset që me mesazhet e tij të unifikoj të gjithë. Në rrugën që kemi përpara, vetëm bashkë mund të ecim”, tha Mehaj.

Ministri i Mbrojtjes tha se baca Rifat i ka dhënë shumë kombit dhe asnjëherë nuk ka marrë asgjë.

“Ai është trashëgimia më e rëndësishme e qëndresës tonë heroike. Zhvillimin e ushtrisë tonë, do ta bëjmë gjithmonë duke kujtuar rrugën, sakrificën dhe mundin e familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve tanë të lirisë”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori