LAJMI I FUNDIT:

Moti në fundjavë, shi e shkarkime rrufesh

Moti në fundjavë, shi e shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat gjatë ditës, kryesisht gjatë pjesës së dytë parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.


Edhe dita e diele parashihet të jetë kryesisht e ngjashme, me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin reshje shiu dhe rrufe.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë celsius.

Gjatë fundjavës do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s. /Telegrafi/