LAJMI I FUNDIT:

Gërxhani: Askush s’e vret mendjen kush do t’i presë turistët në Shqipëri

Gërxhani: Askush s’e vret mendjen kush do t’i presë turistët në Shqipëri

Ines Nurja, ish-drejtore e përgjithshme e Institutit të Statistikave, ngriti në A2 Business shqetësimin e mungesës së punonjësve, veçanërisht në sektorin e turizimit.

Ajo theksoi se turizmi ka nevojë për një investim më afatgjatë. “Mungojnë punonjësit e kualifikuar dhe të pakualifikuar. Ka filluar të ndjehet mungesa e të rinjve dhe do të ndjehet edhe më shumë në vitet në vijim. Masat duhet të ishim marrë shumë më përpara që të mos kishim arritur në këtë gjendje që jemi tani. Turizmi është një nga pjesët kryesore të ekonomisë shqiptare”.

Ndërkohë, Kliton Gërxhani, kryetar i Shoqatës së Tur-Operatorëve, tha se numrat e turistëve janë rritur, por askush nuk e vret mendjen se kush do t’i presë ata.


“Ne nuk duhet të jemi tërë kohës në emergjencë. Nëse ne do të shkojmë nga një zgjidhje e shpejtë, si ajo me studentët, ne jemi në moment dëshpërimi. Ne jemi aktorë të këtij sektori dhe ajo që i mungon kësaj sfide madhore, është që ne nuk po mblidhemi me të gjithë aktorët përkatës, jo vetëm shtetin, që të mbyllet zinxhiri e të arrijmë një konkluzion se çfarë mund të bëjmë. Numrat e turistëve i kemi rritur, por askush nuk e vret mendjen se kush do t’i presë ata”, tha Gërxhani.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Pas 24 orësh tërhiqet me helikopter trupi i pajetë i mërgimtarit që vdiq në Valbonë

Lajme
Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Vajza e Kadaresë: Janë hapur profile të rreme në emër të babait dhe nënës time, botojnë marrëzira

Lajme
Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Mbeturina inerte, kryeqyteti në kërkim për t’ia kaluar punën një operatori privat

Lajme
Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Peja, qyteti me më së shumti vizitorë gjatë 2023-ës, pason Prishtina e Prizreni

Lajme
Kalo në kategori