LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po hyn në recesion

Gjermania po hyn në recesion

Në tremujorin e parë të vitit 2023, ekonomia gjermane ra me 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot Enti Federal i Statistikave Gjermane Destatis.

Në tremujorin e fundit të 2022, GJDP-ja gjermane ra me 0.5 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të atij viti dhe rritja negative ekonomike në dy tremujorë radhazi është një shenjë recesioni për shumë ekonomistë.

Zhvillimi ekonomik po pengon rënien e konsumit privat, pasi familjet gjermane shpenzonin më pak për ushqime, pije, veshje dhe këpucë, si dhe mobilie dhe ky segment shënoi një rënie prej 1.2 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Në këtë tremujor, më pak gjermanë vendosën të blejnë vetura të reja.


Në nivel tremujor, investimet në sektorin e ndërtimit u rritën me 3.9 për qind, si dhe investimet në pajisje – kryesisht në makineri, pajisje dhe automjete – me 3.2 për qind, sipas faqes së internetit Destatis.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022, ekonomia gjermane ra me 0.5 për qind, që është dukshëm më shumë se pritjet e tregut për një rënie vjetore prej 0.1 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori