LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet fotografia e fundit e Tina Turner para vdekjes së saj

Zbulohet fotografia e fundit e Tina Turner para vdekjes së saj

Tina Turner festoi një nga arritjet e saj të shumta në foton e fundit që ndau para vdekjes së saj.

Këngëtarja e “Proud Mary” dukej komode në shtëpi me pantallona të zeza dhe një pulovër të njëjtë, ndërsa ishte pa grim në foton që postoi në Twitter në mars 2021.


Turner buzëqeshi dhe ngriti grushtet përpara një ekrani të madh televiziv duke luajtur “Tina”, dokumentari i HBO për jetën e saj.

Foto: Getty Images

“Jam shumë e emocionuar të ndaj këtë film me ju – duke parë skenat e koncertit më bënë të rijetoj disa nga momentet më krenare të jetës sime”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotos.

“Më duhej thjesht të këndoja së bashku dhe të kërceja nëpër dhomën time të ndenjjes”, ka shkruar ajo tutje në postim.

Beyonce dhe Jay-Z përfshihen në kritika të ashpra nga fansat për talljen me abuzimin e Tina Turnerit në këngën e tyre "Drunk In Love"
Lexo po ashtu Beyonce dhe Jay-Z përfshihen në kritika të ashpra nga fansat për talljen me abuzimin e Tina Turnerit në këngën e tyre "Drunk In Love"

Në film, mbretëresha e ‘Rock ‘n’ Roll’-it u kthye në karrierën e saj gjashtë dekadash, duke u thënë fansave: “Disa njerëz thonë se jeta që kam jetuar dhe performancat që kam dhënë, vlerësimi … Unë duhet të jem krenare për këtë. Dhe unë jam”.

Foto: Tina Turner/Twitter

Turner vdiq të mërkurën në shtëpinë e saj në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër, pasi luftoi me një sëmundje të gjatë. Ajo ishte 83-vjeçare.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Tina Turner”, thuhet në një deklaratë në Instagramin e saj zyrtar.

“Me muzikën e saj dhe pasionin e saj të pakufishëm për jetën, ajo magjepsi miliona fansa në mbarë botën dhe frymëzoi yjet e së nesërmes”, u tha tutje në postim.

Foto: Getty Images

“Sot i themi lamtumirë një shoqeje të dashur që na lë të gjithëve punën e saj më të madhe: muzikën e saj. Gjithë dhembshuria jonë e përzemërt shkon për familjen e saj. Tina, do të na mungosh shumë”, përfundon deklarata.

Homazhet për interpretuesin legjendar vërshuan nga të famshëm duke përfshirë Magic Johnson, Cher, Beyonce dhe shumë të tjerë.

Turner nuk do të kujtohet vetëm për talentin e saj muzikor, por ajo la gjurmë edhe në botën e modës.

Ajo ka lënë pas burrin e saj, Erwin Bach, dhe dy nga katër fëmijët e saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Pas ndarjes nga Ajsel, Eros Grezda shihet në shoqërinë e këngëtares Donna Dafi

Magazina
Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Prokuroria e Los Angeles konfirmon se nuk mund të hetojë Diddy-n për videon e tmerrshme të sulmit ndaj ish-të dashurës

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina

"Edhe një prime i mbetur", Lori dhe Sara Hoxha pozojnë me Ledionin në studion e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori