LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa duket mahnitëse në prezantimin e koleksionit të ri me Donatella Versacen në Kanë

Dua Lipa duket mahnitëse në prezantimin e koleksionit të ri me Donatella Versacen në Kanë

Dua Lipa dukej e pabesueshme teksa doli në pistën e Kanës me stilisten Donatella Versace të martën për të promovuar koleksionin e saj të ri me markën.

Këngëtarja 27 vjeçe, buzëqeshi plot krenari teksa u mbajt për dore me disenjatoren italiane, 68 vjeçe, teksa po kalonin së bashku në pistën e jashtme, shkruan DailyMail.


Shfaqja e tyre e ëmbël e unitetit erdhi kur ato prezantuan koleksionin e tyre të bashkë-dizajnuar “La Vacanza” në Kanë gjatë një shfaqjeje skenike të modës.

Duke treguar koleksionin e saj, Dua tregoi figurën e saj të pabesueshme të trupit e veshur me një fustan të zi në vlerë prej 5,360 funte (6,100 euro) me prerje të guximshme në pjesën e sipërme të trupit dhe rripa të kryqëzuar në qafë.

Ajo i dha vetes disa centimetra shtesë pasi hipi mbi një palë taka të zeza të koordinuara dhe të pajisura me një palë vathë të markës “Medusa”, që kushtojnë 550 funte (630 euro).

Dua i dizajnoi flokët e saj të zeza në një mënyrë të drejtë mbi shpatullat e saj dhe zgjodhi një makijazh të stilit ‘smokey’ për këtë rast.

Ajo dukej krenare për koleksionin e saj të ri teksa dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë dhe përshëndeti me dorë turmën ndërsa ecte dorë për dore me Donatellan për të mbyllur shfaqjen.

Donatella dukej po aq magjepsëse e veshur me një fustan me një shpatull të zbukuruar me panele shumëngjyrëshe të ylbertë.

Legjenda e modës i stiloi fijet e saj të arta lirshëm nëpër supet e saj dhe e kompletoi pamjen e saj me pak rimel në fytyrë.

Një mori modelesh magjepsëse u panë gjithashtu duke dalë në pasarelë për të treguar artikujt nga koleksioni i dizajnuar nga Dua dhe Donatella.

Ato debutuan të veshura me ansamble shumëngjyrëshe, nga kostumet rozë deri te fustanet me gaz dhe braletet e modës dhe fundet e vogla teksa vinin sendet e tyre në qendër të një pishine.

Koleksioni luksoz, me artikuj që variojnë nga 160 deri në 18,480 funte, është i frymëzuar nga pushimet dhe Dua modeloi disa prej tyre në një sërë fotografish promovuese të shpërndara në Instagram të martën.

Titulli i linjës së veshjeve “La Vacanza”, do të thotë “pushime” në italisht dhe është nxjerrë në shitje pikërisht në kohë për sezonin e verës që është afër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori