LAJMI I FUNDIT:

“Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve” – vjen reagimi i Gjirafës

“Seriali ‘Rrushe’ ka qenë i titruar edhe gjatë transmetimit në Kosovë dhe është bërë në nderim të shurdhmemecëve” – vjen reagimi i Gjirafës
Seriali "Rrushe" (Foto: Doresa Rexha/Instagram)

Seriali “Rrushe” është kthyer në temën e ditës në thuajse të gjitha mediat shqiptare dhe rrjetet sociale.

Kjo pasi pak ditë më parë nisi transmetimi në kanalin Top Channel, pas një transmetimi maratonë dhe shumë të suksesshëm në platformën Gjirafa para dy viteve.

Mirëpo ajo çfarë bëri ktheu vëmendjen nga transmetimi i këtij seriali ishte titrimi shqip i vendosur në ekran, ani pse seriali është i tëri në gjuhën shqipe (kryesisht në dialektin e folur në Kosovë).


Mes shumë reagimeve dhe pikëpyetjeve që u ngritën për arsyen e titrimit nga shqipja në shqip, aktorja e rolit kryesor në serial, Doresa Rexha, njëherësh edhe kryeshefe e GjirafaVideo, pati një sqarim për publikun.

Ajo në një koment të shkruar në statusin e aktorit Shkumbin Istrefi (gjithashtu pjesë e kastit të “Rrushe”), sqaroi se titrimi në shqip ka ekzistuar edhe gjatë kohës kur seriali u transmetua në Kosovë.

“Sa për informacion, ‘Rrushe’ ka qenë e titruar edhe gjatë transmetimit në televizion të Kosovës”, ka shkruar Rexha në një përgjigje ndaj një ndjekësi.

Foto: Doresa Rexha/Facebook

Tutje, aktorja që luajti Rrushen në serialin e shumëpëlqyer, theksoi se arsyeja e vendosjes së titrave ka qenë në nderim të komunitetit të shurdh-memecëve.

“Arsyeja se pse kemi vendosur që të kemi titra është për shkak që kur e kemi transmetuar para dy viteve, kemi marrë falënderim nga Shoqata e Shurdhmemecëve pasi që kanë pasur mundësi ta përcjellin serialin, andaj për të njëjtën arsye kemi vendosur bashkarisht me Top Channel që edhe atje të ketë titra”, ka thënë Doresa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Detaje që nuk i dinit për xhirimet e filmit “Titanik”, shihni se si është filmuar skena e fundosjes së korridorit

Magazina
Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Sara Kolami: Nuk më pengon mosha e Drilonit

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Gruaja e George Clooney-t, Amal është një nga njerëzit kyç në lëshimin e urdhër-arrestit për Netanyahun

Magazina
Kalo në kategori