LAJMI I FUNDIT:

Konfirmon Kurti, të enjten betimi i tri kryetarëve të rinj në veri

Konfirmon Kurti, të enjten betimi i tri kryetarëve të rinj në veri
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Albin Kurti konfirmoi se të enjten do të mbahet ceremonia e betimit të tre kryetarëve komunalë në veri, atij në Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan.  

Kurti në mbledhjen e Qeverisë tha se procesi i betimit të kryetarëve në veri të vendit është normal pas mbajtjes së zgjedhjeve, gjersa tha shantazhet dhe linçimet që ka bërë Beogradi zyrtarë ndaj qytetarëve serbë në Kosovë nuk janë normale.

“Dje u bënë një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në Komunën Veriore të Mitrovicës, atë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe të Leposaviqit. Nuk pati asnjë incident. Ishin të qeta dhe paqësore. Frikësimet, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi zyrtar, ndikoi drejtpërdrejt në daljen e ulët të qytetarëve tanë serbë në këto zgjedhje. Vota e munguar, ishte mungesë e vullnetit të lirë, jo shprehje e vullnetit politik.


Fushata të tilla kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokalë, veçanërisht në katër komunat tona në veri të vendit, janë të shpeshta dhe të vazhdueshme. Por, veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht, nuk do të thotë që është normale dhe e pranueshme”, ka thënë ai.

Kurti konfirmoi se të enjten do të mbahet betimi i tri kryetarëve të rinj në tri komunat veriore, raporton Telegrafi.

“ Të premten e kaluar, kryetari i zgjedhur i Komunës Veriore të Mitrovicës, Erden Atiq, bëri betimin e tij e kjo është normale, pas një procesi zgjedhor. E nënkryetare e komunës u emërua Katarina Axhançiq, që vjen nga radhët e komunitetit serb. Edhe kjo është normale për këtë komunë. Dje u emëruan katër drejtorë, një serb, një boshnjak, një egjiptian dhe një shqiptar, e prej tyre dy gra. E ky është progres, që duhet normalizuar.

Nesër, në ndërtesa publike në këto komuna, do të mbahen seancat konstituive dhe betimi edhe i tre kryetarëve të rinj të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit”, theksoi Kurti.

Tutje ai theksoi se kanë kaluar mbi 6 muaj prej kur këto katër komuna mbetën pa kryetarë.

“Dy prej tyre edhe pa kuvende. E banorët atje, pa shërbime komunale. Kjo nuk është normale. Veprimet tona kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarëve pa dallim. Kjo nuk është zgjedhje. Ky është obligim i yni. Këtë angazhohemi ta bëjmë duke mbrojtur të drejtat e njeriut, liritë civile, sundimin e ligjit, pluralizmin politik, paqen dhe sigurinë në vend. Sepse, të gjitha këto janë normale në demokraci dhe në republikë”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori