LAJMI I FUNDIT:

Kanadezja pretendon se është “alergjike në vrapim”, thotë se për pak sa “nuk vdiq” kur iu desh të ngutet që të mos e humb fluturimin

Kanadezja pretendon se është “alergjike në vrapim”, thotë se për pak sa “nuk vdiq” kur iu desh të ngutet që të mos e humb fluturimin

Një vajzë e cila pretendon se është “alergjike në vrapim”, ka shpjeguar në detaje sesi për pak sa “nuk kishte vdekur” derisa po ngutej që ta zinte aeroplanin me të cilin do të udhëtonte, ku si pasojë ka pësuar reaksione alergjike.

Divz Mangat, 27-vjeçe, por udhëtonte nga vendlindja e saj Kanada drejt Punta Cana në Republikën Dominikane së bashku me motrën Dee Mangat dhe disa miq, transmeton Telegrafi.


Ato u detyruan të nguten dhe vrapojnë në aeroport për të mos e humbur fluturimin, dhe më vonë ajo filloi të ketë reaksione alergjike.

Ata u bënë aq keq saqë asaj iu desh të përdorte një EpiPen nga frika se mos i mbyllej fyti – dhe incidenti e ka lënë të bindur se ajo ka anafilaksi të shkaktuar nga ushtrimet, një çrregullim i rrallë në të cilin pacientët vuajnë nga reaksione alergjike pas pjesëmarrjes në aktivitet fizik.

“Muajve të fundit, sa herë që vrapoj apo stresohem, kam reaksione”, shpjegoi ajo për Newsweek së fundmi.

“Nuk isha e sigurt nëse ishte për shkak të vrapimit apo stresit. Por atë ditë, kuptova se 100 për qind duhet të jetë për shkak të vrapimit dhe stresit tim”, shtoi ajo.

Motra e Divz, Dee, dokumentoi incidentin e aeroportit dhe e ndau atë në TikTok, ku mori më shumë se 6.6 milionë shikime – dhe la shumë njerëz në internet të habitur nga gjendja. /Telegrafi/

@dee_m6 At least we figured out whats she’s allergic to finally! Know anyone else that has the same allergy? 🏃‍♂️ #dayinmylife #allergy #vlog #dee_m6 ♬ original sound – Dee | Real Estate and Life

Në trend Fun

Më shumë
Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Një grua regjistroi aksidentalisht hapat e parë të djalit të saj, skena është e adhurueshme

Fun
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Pronari i bëri banjë bulldogut, shikoni reagimin gazmor të qenit

Fun
50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

50 fakte të rralla për jetën e Napoleon Bonapartes

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Kalo në kategori