LAJMI I FUNDIT:

Visar Ganiu: Nuk e lëshojmë BDI-në

Visar Ganiu: Nuk e lëshojmë BDI-në

I ashtuquajturi Grupi i zjarrit apo fraksioni i BDI-së, thonë se nuk e kanë ndërmend të largohet ose të veprojnë si të pavarur.

Visar Ganiu mohon se janë vetëpërjashtuar, ndërsa thotë se kjo është dëshirë e individëve të caktuar në partinë integristëve, por që nuk do t’ua plotësojë, meqë siç shton anëtarët e fraksionit janë më BDI se të tjerët.

“Për asnjë moment ne nuk e lëshojmë BDI-në dhe ua bëj me dije atyre, siç është Artani, tani e shoh shumë aktiv edhe Bujarin kohën e fundit se ne jemi themelues të BDI-së dhe sa për informat po e përsëris, nuk e kam për lëvdatë, por jam kryetar i forumit të parë I BDI-së të Komunës së Çairit, derisa këta ministra ishin nëpër parti tjera domethënë, kryetar të forumeve rinore”, tha për TV21, Visar Ganiu.


Disa ditë më parë Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur keqardhje të thellë për, siç thonë, vetëlargimin e disa anëtarëve të kryesisë Qendrore.

Megjithatë zyrtarisht nga partia e Ahmetit nuk i kumtojnë emrat. Nga ana tjetër nga grupi i zjarrit thonë se nuk kanë asnjë njoftim për këtë gjë dhe se statuti nuk njeh vetpërjashtim anëtarësh.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori