LAJMI I FUNDIT:

Shukova për ndërtimet në Liqenin e Ohrit: Ndërtesat që rrezikojnë liqenin s’duhet të ndërtohen

Shukova për ndërtimet në Liqenin e Ohrit: Ndërtesat që rrezikojnë liqenin s’duhet të ndërtohen

Ministrja e mjedisit Kaja Shukova thotë se do të kërkojnë përgjigje nga pala shqiptare për aktivitetet ndërtimore në Liqenin e Ohrit, për të cilat informoi kryeministri shqiptar, Edi Rama. Në fotografitë e shpërndara nga kryeministri Rama, në vetë liqen shihen aktivitete ndërtimore më saktë ndërtimi i një marine për parkimin e anijeve si dhe një shëtitore e re përgjatë vetë bregut. Fotografitë janë nga Tushemishti, aty ku ndodhen burimet e Drilonit, pranë Pogradecit.

“Për çdo aktivitet që është brenda liqenit të Ohrit, së pari duhet të informohemi dhe së dyti duhet t’i kushtojmë vëmendje se çfarë po bëjnë, edhe pala maqedonase dhe ajo shqiptare. Nuk duhet të lejojmë të shkojmë më tej me objekte që do të rrezikojnë liqenin e Ohrit dhe baza për këtë duhet të jetë komunikimi”, deklaroi Kaja Shukova, ministre e Mjedisit.

Dy vite më parë UNESCO kërkoi që të ndërpriten planet e ndërtimit në afërsi të Drilonit pasi burimet atje kanë rëndësi të madhe për liqenin.


“Maqedonia dhe Shqipëria kanë krijuar komitet në kuadër të UNESCO-s, ku të gjitha projektet apo idetë rreth liqenit të Ohrit duhet të merren bashkë, për çdo ndërhyrje duhet pyetur pala maqedonase dhe anasjelltas. Sipas asaj që kërkoi UNESCO nga misionet e tyre të fundit, ata ndaluan çdo ndërhyrje në breg, pavarësisht a është nga pala maqedonase apo shqiptare”, u shpreh Gjoko Zoroski, ambientalist.

Arijan Meroli, ekspert i mbrojtjes së mjedisit nga Pogradeci, thotë se nëse kjo do të ndikojë negativisht në mjedisin jetësor dhe në vlerat universale të ekosistemit, UNESCO do të reagojë. Çdo hap para zbatimit të projekteve të mëdha duhet të miratohet nga UNESCO, shprehet ai. Sipas kryeministrit Rama, me këtë i vihet në dispozicion turizmit dhe ekonomisë një pjesë tjetër e natyrës shqiptare dhe në 12 muaj projekti duhet të sjellë ndryshim të plotë në Pogradec./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Rasti i vdekjes së 7 vjeçares pas rezonancës magnetike, ekspertja e IML-së deklarohet rreth raportit të ekzaminimit toksikologjik

Lajme
Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Dëshmitari i 105-të në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve: Me kanë akuzuar se kam vrarë shqiptarë, ishte justifikim për ndalimin tim

Lajme
Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Gjykata e Posaçme sekuestron pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Lajme
Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Vrasja e 14-vjeçarit, Bamir Topi me tone të ashpra: Jemi për faqe të zezë

Lajme
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej

Lajme
Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Ligji për gjuhët në RMV, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së i reagon Kurtit: Tërhiqe deklaratën dhe kërko falje

Lajme
Kalo në kategori