Gërvishti me çelës më shumë se 400 vetura në një autosallon në Kanada, dëmet kapin shumën e mbi 500 mijë dollarëve
Një tregtar i veturave Journey Chrysler Jeep Dodge dhe Ram në British Columbia, Kanada, ishte viktimë e një incidenti të madh. Një e dyshuar kërkohet për dëmtimin e rreth 400 automjeteve.
Policia mbretërore kanadeze thotë se po kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit, e përshkruar si një grua midis 40 dhe 50 vjeç me flokë bionde deri tek supet, transmeton Telegrafi.
Motivi i të dyshuarës mbetet i paqartë për momentin, por në videon e publikuar nga RCMP, ajo shkon nga vetura në veturë dhe i gërvisht me një çelës.
Autoritetet thonë se rreth 400 automjete u dëmtuan gjatë tre incidenteve të veçanta midis janarit dhe prillit 2023, tregojnë vlerësimet fillestare.
Krahas mjetit është dëmtuar edhe pjesa e jashtme e një pallati të tregtarit. Në përgjithësi, RCMP thekson se dëmi është më shumë se 500,000 dollarë (342,000 euro).
Edhe pse hetuesit po ndjekin pistat, ata kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e gruas. Në fotot e publikuara nga RCMP, mund të shihet e veshur me një maskë kirurgjikale, një bluzë të zezë dhe syze, të cilat mund të komplikojnë përpjekjet për identifikimin e tij.
RCMP-ja ka publikuar edhe foto të mjetit me të cilin ajo drejtonte, që besojnë se është Ford Escape e vitit 2008 deri në 2013. Për shkak të ‘shtrembërimit’ të fotos, është e vështirë të përcaktohet se për cilin automjet bëhet fjalë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Toyota po kryen një tërheqje sigurie të veturave që përfshin disa njësi të RAV4 Prime
Mercedes AMG SL63 duke lëvizur me shpejtësi prej 328 kilometra në autostradat e Gjermanisë
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit