LAJMI I FUNDIT:

Administrata gjyqësore në RMV paralajmëron grevë të bardhë, vendimi i Kushtetueses ndërpreu shtesat e tyre në paga

Administrata gjyqësore në RMV paralajmëron grevë të bardhë, vendimi i Kushtetueses ndërpreu shtesat e tyre në paga

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për anulimin e disa dispozitave ligjore në Ligjin për paga, funksionarëve ua rriti pagat për 78%, por administratës gjyqësore ja uli të ardhurat.

“Nuk mundet me anulimin e një dispozite dikush të fitoje të drejta shtesë, derisa të punësuarit në administratën gjyqësore të humbin të drejtat e fituara si shtesat e pagave deri në 35%“, pohoi Goran Risteski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore.

Ky vendim i kushtetueses i ka prekur diku 5000-6000 administratorë gjyqësor, thonë nga Sindikata e pavarur e administratës shtetërore dhe Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore. Dy sindikatat kërkuan që urgjentisht të gjendet mënyra që atyre tu kthehen shtesat prej 35%.


“Sot themi se ka nevojë urgjente dhe pa vonesa ndryshim te Rregullores dhe në vend të përqindjeve “prej” të ndryshohen me “deri”. P.sh kemi diku 5%, diku 10% , varet prej llojit dhe kompleksitetit të detyrave të punës që i bëjnë shërbimet gjyqësore”, tha Goran Risteski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore.

“Kërkojmë që të na kthehen shtesat për paga që këtë muaj deri në 35% dhe shtesat për paga të vendosen deri më 20-tin muajit aktual. D.m.th. që nga ky muaj të na kthehen shtesat deri 35% të shërbimit gjyqësor”, deklaroi Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së paavrur të administratës gjyqësore.

Administratorët gjyqësor kanë realizuar takim me kryetarin e Këshillit gjyqësor Sashko Georgievski. Ky i fundit ka kërkuar që të kenë durim deri në muajin shtator sepse kjo gjë varet prej buxhetit të shtetit, por me këtë nuk pajtohet sindikata.

“Neve kjo nuk na intereson. Ashtu siç nuk ishin paraparë mjete për 78% ashtu le të gjenden mjete. Le të ndryshohet Rregullorja dhe ne do të gjejmë mënyra se si do ta rregullojmë atë”, pohoi tha Goran Risteski, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore.

“Dallimi është i madh mes pagave të gjykatësve, zyrtarëve, bashkëpunëtor profesionist dhe nuk mund kështu të punojmë bashkë kur e shohim se vetëm atyre u është rritur paga, ndërsa për neve nuk ka as shtesa të pagave”, theksoi Jasmina Veliçkova, kryetare e Sindikatës së Pavarur të administratës gjyqësore.

Administratorët gjyqësor paralajmërojnë grevë me punë pasive ose grevë e bardhë që do të thotë nuk do të kryejnë shërbimet me efikasitet në qoftë se nuk marrin shtesat këtë muaj./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori