“Dikush në BDI mbledhjet po i organizon në mënyrë të fshehtë dhe nuk na kanë ftuar të debatojmë para se të dalin me konkluzion për vetëlargim”, kështu thotë njëri nga 5 anëtarët e Kryesisë Qendrore të integristëve, për të cilët dje në një kumtesë u shpreh keqardhja për vetë largimin e tyre nga partia.
Izet Mexhti, tha se ai qëndrim është jo legjitim duke mos u bazuar në statutin e partisë, andaj ata nuk do të heqin dorë nga subjekti politik, për të cilin thotë se e bashkë themeluan me kryetarin Ali Ahmeti.
“Të gjithë ne jemi të zgjedhur në Kongres të partisë të rregullt, me procedurë të rregullt, jemi zgjedhur në pozita të kryesisë së ngushtë në këshillin e përgjithshëm dhe këtë duhet ta bëjnë nëpërmjet procedurës demokratike, ta thërret Këshillin apo Kongres të jashtëzakonshëm për ta vendos si pikë në rend të ditës se këta që kanë kontribuar qe 20 vite për BDI, tash i ka lënë mendja dhe të propozoj të na shkarkojë, por duhet të thuhet se cilin nen të statutit e kemi shkel,” deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.
Ata thonë se do të vazhdojnë të jenë pjesë e BDI-së si fraksion, duke përdorur të gjitha format demokratike, dhe nuk do të heqin dorë nga degët që vetë i zhvilluan, por jo vetëm për bastionet e Çairit dhe Sarajit. Grupi i Zjarrit kërkon që të ndërpritet manipulimi i publikut përmes lojërave të fjalëve, ti kushtohet vëmendje serioze mospajtimeve brenda partiake, si pasojë e shkeljes së statutit partiak. Mexhiti tha se turpi i radhës së BDI-së është gjunjëzimi para ish-branitellit Angellov, për hesape të socialdemokratëve.
“Zotëri Ahmeti i kualifikon si ultimatume, apo si kërkesa tejet të mëdha të papranueshme që do të jenë në funksion të forcimit të BDI-së, a në të njëjtën kohë e shohim një ultimatum nga Stojançe Angellov, i cili nuk ka as deputetë në Kuvend, vetëm të mos rrezikohet për 4-5 mijë vota partneri i tij LSDM, i pranohet ultimatumi për branitellat, duke i harruar ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Gjitha këto flasin se BDI është kapur nga një mish i egër dhe mercenarë, uzurpatorë që janë aty për interesa dhe funksione,” deklaroi Izet Mexhiti, Fraksion i BDI-së.
Ndërkaq nga zyra e BDI-së as sot nuk dhanë sqarime se në çfarë nene të statutit të partisë e bazuan konkluzionin unanim për vetë largim të 5 anëtarëve të Kryesisë Qendrore. Komunikimi i fundit me media ishte të premten para hyrjes në mbledhje në Reçicë të Tetovës, ku kreu i partisë Ali Ahmeti tha se nuk do flitet për shkarkime. Pas asaj kumtuan keqardhje se Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Visar Ganiu dhe Nevzat Bejta janë vetë larguar nga organi më i lartë i partisë. / alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAngela Halili, shqiptaro-amerikanja që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit
Osmani: Presidenti historik Rugova ishte politikan i jashtëzakonshëm, ishte zëri i Kosovës në botë e ndërtoi aleanca
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit
Ia dëmtuan veturën me mjete të forta dhe e kanosen, viktima nga Ferizaj përfundon në pranga të policisë si i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë