LAJMI I FUNDIT:

Gotion prezanton baterinë e parë në botë LFP që ofron rreze të vozitjes prej 1,000 kilometrave

Gotion prezanton baterinë e parë në botë LFP që ofron rreze të vozitjes prej 1,000 kilometrave

Dalëngadalë po mësohemi me idenë e një baterie të veturave me një rreze të vozitjes prej mbi 1,000 kilometrave, Zeekr 001 sapo doli në shitje me qelizën Qilin dhe po ashtu edhe vëllai i tij MPV, 009.

Disa vite më parë, nocioni i një baterie të aftë për të ofruar më shumë se 1,000 kilometra rreze të vozitjes ishte një përrallë. Tani një kompani kineze po merret me hapin tjetër – duke zëvendësuar kiminë NCM me një bazë më të lirë, LFP.

Arena EV shkruan se menjëherë kanë hasur në një pengesë – bateria e prezantuar nga Gotion nuk është një bateri LFP. Rezulton se përparimi nuk është aq i thjeshtë sa do të shpresonte shumica prej nesh dhe inxhinierët e Gotion duhej të bënin një mashtrim të vogël, përcjell Telegrafi.


Përderisa është e mundur që të kesh një bateri LFP me rreze prej mbi 1,000 kilometrave, përmasat e saj do ta pamundësonin përdorimin e saj në veturat e pasagjerëve, dhe rritja e përmasave të saj nuk do të kishte kuptim, pasi veturat do të bëheshin më të rënda.

Bateria e re L600 FMP bazohet në kiminë e fosfatit e litiumit të hekurit me magnez të shtuar. Pako e baterisë quhet “Astroinno Battery”, dhe u prezantua në një konferencë teknologjie të organizuar nga Gotion.

Qelizat e reja kanë një densitet mbresëlënës energjie prej 240Wh/kg, ose 525Wh/L dhe ato mbështesin deri në 4,000 cikle karikimi në temperaturën e dhomës. Ky numër bie në 1,800 cikle në temperatura të larta.

Këto shifra mbresëlënëse nënkuptojnë se një bateri e gatshme për prodhim, duke përdorur qelizat L600 LMFP duhet të ketë një densitet energjie prej 190Wh/kg, që është tashmë më e lartë se bateritë kryesore LFP, të cilat zakonisht kanë një densitet prej rreth 150Wh/kg.

Përmirësime të mëtejshme u bënë në dizajnin e baterisë e cila përmban një strukturë “sanduiç” me teknologji të ftohjes së lëngshme të dyanshme, e ngjashme me atë që kemi në bateritë “Qilin”.

Pako e baterisë e ndërtuar me qelizat e reja L600 ka një përdorim volum prej 76 për qind dhe përdor me sa duket 80 metra më pak kabllo elektrike se modeli i mëparshëm. Komponentët strukturorë zvogëlohen me 45 për qind dhe pesha e tyre zvogëlohet me 32 për qind të tjera duke rezultuar në një paketë baterie shumë efikase për energji. /Telegrafi/