LAJMI I FUNDIT:

Përmes një fotosesion mahnitës, Ronela Hajati paralajmëron këngën e re

Përmes një fotosesion mahnitës, Ronela Hajati paralajmëron këngën e re

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati është duke punuar vazhdimisht për projekte të reja.

Edhe së fundmi, artistja ka paralajmëruar një këngë të re, për të cilën dha detjae në një postim të ri në Instagram.


Ronela ndau një fotosesion të ri në të cilat dukej tejet elegante dhe në formë të mrekullueshme.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

“Kush është gati për ‘Si yll’?”, ka shkruar Ronela në mbishkrimin e postimit.

Në imazhe, Ronela pozoi e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë të kaltër me shkëlqim, të cilin e përshtati me dorezë të ndgjashme.

Edhe makijazhi i saj i përshtatëshëm me dukjen e saj elegante që përbëhej me gurë me shkëlqim rreth syve dhe ballit.

Të shumta ishin komentet e fansave që e komplimentonin për paraqitjen dhe që gjithashtu presin e padurim një këngë nga ajo.

Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ronela Hajati

Ndërkohë, aktualisht Ronela po shijon suksesin e këngës së fundit “Shtroje me lek” që solli në prill të këtij viti. /Telegrafi/