LAJMI I FUNDIT:

Aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, katër të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur të enjten rreth orës 15:15 në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar katër person. Ndërsa, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se katër persona janë lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, më saktësisht në fshatin Mazgit.


Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, të lënduarit kanë marrë trajtim trajtimin e nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale.

Po ashtu, e përfshirë në këtë aksident ka qenë edhe një veturë e policisë.

“Rreth orës 15:15, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në hyrje të autostradës në fshatin Mazgit.  Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete njëra nga to veturë zyrtare”, ka deklaruar Borovci.

Po ashtu, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

Ndërkohë, radhët e gjata të automjeteve në fshatin Mazgit po vazhdojnë edhe tani pas aksidentit.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori