LAJMI I FUNDIT:

Propozim romantik për martesë gjatë shfaqjes në Teatrin e Gjakovës

Propozim romantik për martesë gjatë shfaqjes në Teatrin e Gjakovës
Foto: Vlera Pylla/Instagram

Një propozim për martesë ka ndodhur gjatë shfaqjes “Allo, allo” të trupës së Teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” që është vënë në skenë në të martën mbrëma.

Aktori Besfort Berberi ndërsa ishte duke realizuar përshëndetjen e fundit është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar aktores tjetër të kësaj trupe Vlera Pylla.

Aktorja e zënë në befasi ka shpërthyer në emocione, ndërsa edhe publiku gjakovar u bë dëshmitar i një shprehjeje dashurie.


Foto: Vlera Pylla/Instagram

Aktorja Pylla ka thënë “Po” dhe më pas është vijuar me ovacione.

Ajo tha se ky propozim i ka tejkaluar ëndrrat e saj.

“Propozimi për martesë që i tejkaloi ëndrrat e mija. Në teatër, aty ku nisi gjithçka, aty ku e kemi përmbushjen të dy. Faleminderit shpirt për surprizën që më bëri të përjetoj ndjenjën më të bukur e të paharrueshme. Faleminderit shumë kolegëve të Teatrit ‘Hadri Shehu’, faleminderit te gjithë miqve dhe publikut që festuan bashkë me ne atë natë dhe faleminderit të gjithë miqve për mesazhet me urimet më të bukura për ne të dy. U gëzofshi gjithë jetën”, tha Vlera.

Festa mes aktorëve ka vazhduar edhe pas shfaqjes siç shihet në video. /KP/

View this post on Instagram

A post shared by Vlera Pylla (@vlerapylla)

Në trend Magazina

Më shumë
Capital T për pak rrëzohet në skenën e

Capital T për pak rrëzohet në skenën e "Sunny Hill" - por e menaxhon mirë situatën

Magazina
Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Dua Lipa takon tenistët e rinj të Kosovës gjatë vizitës së saj në Prishtinë

Magazina
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Mijëra njerëz pritën në shiun e rrëmbyeshëm për ta parë Rita Orën në festivalin 'As Young As Vilinus' në Lituani

Magazina
Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Demi Rose publikon fotografi të guximshme, shfaqet tërësisht e zhveshur

Magazina
Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Celine Dion bën rikthimin madhështor duke performuar në hapje të Lojërave Olimpike 2024

Magazina
Kalo në kategori