LAJMI I FUNDIT:

Janë gjetur apo jo? Konfuzione rreth një lajmi se katër fëmijë janë gjetur të gjallë në xhungël, dy javë pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Janë gjetur apo jo? Konfuzione rreth një lajmi se katër fëmijë janë gjetur të gjallë në xhungël, dy javë pas rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi

Një konfuzion është krijuar pas raportimeve se katër fëmijë nga një komunitet indigjen në Kolumbi ishin gjetur të gjallë pas një aksidenti aeroplani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, konfuzioni është krijuar pasi pretendimet e presidentit të vendit se ata ishin gjetur u kundërshtuan nga burime ushtarake.

Fëmijët janë zhdukur për më shumë se dy javë pasi aeroplani me të cilin po udhëtonin u rrëzua në xhunglën e dendur të provincës Caqueta të Kolumbisë, tha presidenti Gustavo Petro.


Aeroplani – një Cessna 206 – po transportonte shtatë persona midis Araracuara, në provincën Amazonas, dhe San Jose del Guaviare, një qytet në provincën Guaviare, kur lëshoi një alarm për shkak të dështimit të motorit në orët e para të 1 majit.

“Pas kërkimeve të mundimshme nga ushtria jonë, ne kemi gjetur të gjallë katër fëmijët që u zhdukën pas një aksidenti avioni në Guaviare. Një gëzim për vendin”, tha Petro të mërkurën në një mesazh në Twitter.

Megjithatë, mediat lokale kanë raportuar se burimet e mbrojtjes nuk kishin konfirmim se fëmijët ishin gjetur.

Mendohej se si pasojë e përplasjes humbën jetën tre të rritur, përfshirë edhe pilotin dhe trupat e tyre u gjetën brenda aeroplanit, por fëmijët, 13, nëntë dhe katër vjeç, si dhe një foshnjë 11 muajshe i mbijetuan aksidentit.

Informacioni paraprak nga autoriteti i aviacionit civil, i cili koordinoi përpjekjet e shpëtimit, sugjeron se fëmijët ikën nga aeroplani dhe u nisën në pyllin tropikal për të gjetur ndihmë.

Ekipet e shpëtimit, të mbështetur nga qentë e kërkimit, kishin gjetur më parë fruta të hedhura që fëmijët hëngrën për të mbijetuar, si dhe strehimore të improvizuara të bëra me bimësi të xhunglës.

Aeroplanë dhe helikopterë nga ushtria dhe forcat ajrore të Kolumbisë kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori