Gjiganti i telekomunikacionit British Telecom (BT) do t’i shkurtoj rreth 55 mijë vende pune deri në fund të dekadës.
Sipas njoftimit, një nga pesë punëtorët e larguar pritet të zëvendësohet nga teknologjitë e ndryshe, duke përfshirë inteligjencën artificiale (IA).
“Sa herë që aplikoni teknologji të reja, mund të zbatoni ndryshime të mëdha”, tha shefi ekzekutiv i BT-së, Philip Jansen.
Jansen ka shtuar se mjetet “gjeneruese të IA-së” si ChatGPT – të cilat mund të shkruajnë ese, poezi dhe të ofrojnë zgjidhje teknologjike në të njëjtë mënyrë si njeriu – “na japin besim se mund të shkojmë edhe më tej”.
Ai tha se IA-ja do t’i bën shërbimet më të shpejta dhe më të mira, duke shtuar se ndryshimet nuk do të nënkuptojnë se klientët “do të ndihen sikur kanë të bëjnë me robotë”.
“Ka shumë mundësi që klientët tanë të merren me njerëzit në BT, me shumë prej tyre për të biseduar”, tha ai.
Sipas tij, “teknologjitë e reja nxisin vende të reja pune”, megjithëse BT ka thënë se do të ketë një “fuqi punëtore të reduktuar” deri në fund të viteve 2020.
Lëvizja vjen menjëherë pasi Vodafone tha se do të reduktoj një të dhjetën e personelit, gjatë tre viteve të ardhshme, që janë rreth 11 mijë vende pune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251