LAJMI I FUNDIT:

Bllokohet trafiku hekurudhor në Mexico City, pula “shëtit” në shina – autoritetet detyrohen të ndërpresin energjinë elektrike për ta larguar

Bllokohet trafiku hekurudhor në Mexico City, pula “shëtit” në shina – autoritetet detyrohen të ndërpresin energjinë elektrike për ta larguar

Trafiku në një linjë metroje në Mexico City u pezullua menjëherë, pasi një pulë u pikas në shina.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video, që tregon se energjia elektrike është fikur në një stacion metroje pranë qendrës së qytetit, transmeton Telegrafi.


Në video shihet gjithashtu se si pjesëtarët e shërbimeve kompetente me helmeta, e ndjekin pulën përgjatë shinave me ndihmën e fshesave dhe qeseve të plehrave.

Pula iu shmang disa përpjekjeve për t’u kapur, para se një punëtor të arrinte t’i hidhte një xhaketë.

Trafiku u rikthye shpejt pas ngjarjes, kurse pamjet e pulës në shina u bënë virale dhe u shpërndanë në masë të madhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/