LAJMI I FUNDIT:

Shtëpia që u dogj në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë ishte e pabanueshme

Shtëpia që u dogj në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë ishte e pabanueshme

(E përditësuar 10:43) Shtëpia e cila u përfshi nga zjarri mëngjesin e së enjtes në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë nuk ishte e banueshme.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tha për Telegrafin se dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara objektit i cili ishte i pabanueshëm.

“Rreth orës 08:45, është pranuar informata për një zjarr në rrugën “Shaban Polluzha” në Prishtinë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit si dhe zyrtarët e KEDS-it. Dyshimet e para sugjerojnë që nga zjarri të jenë përfshirë disa mbeturina përpara një objekti të pabanueshëm”, u shpreh ai.


Aktualisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.


Një shtëpi është përshirë nga flakët të enjten në mëngjes në rrugën “Vasil Andoni” në Prishtinë.

Ekipet e zjarrfikësve tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe zjarri është lokalizuar.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe do t’ju mbajë të informuar me rastin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

“Për 30 sekonda hipnotikët e humbin vetëdijen e pacientit”, çfarë ndodh me trupin kur jemi nën ndikimin e anestezionit? Shpjegon doktori Spahija

Shëndetësi
Kalo në kategori