LAJMI I FUNDIT:

Koka e brazilianes nuk ka reshtur së rrituri që nga lindja për shkak të gjendjes së rrallë gjenetike

Koka e brazilianes nuk ka reshtur së rrituri që nga lindja për shkak të gjendjes së rrallë gjenetike

Një nënë, koka e vajzës së cilës vazhdon të rritet për shkak të një gjendjeje të rrallë gjenetike, thotë se ajo është ‘e bukur’ pavarësisht nofkave mizore që po ia vendosin njerëzit.

Kur Adalgisa Soares Alves mbeti shtatzënë me Graziely Alves Regis, ajo e dinte se diçka nuk ishte në rregull sepse luftonte me dhimbje të forta barku, raporton metro.co.uk.

Mjekët brazilianë i thanë asaj kur ishte tetë muajshe shtatzënë se kishte hidrocefalus, i cili është një grumbullim i lëngjeve në tru që shkaktoi presion dhe dëmtim të kafkës së saj.


Për shkak të gjendjes, koka e Graziely ishte më e madhe se mesatarja kur lindi dhe vazhdon të rritet pavarësisht operacioneve të shumta.

Asaj iu dhanë tre muaj jetë prej mjekëve, por Graziely i ka thyer pritshmëritë dhe pavarësisht se ka humbur shikimin dhe është e lidhur në shtrat si dhe nuk mund të flasë, ajo është ende gjallë në moshën 29-vjeçare.

Tani Adalgisa, 48 vjeç, thotë se vajza e saj është quajtur “fëmija gjigante” dhe vendosi të ndajë betejat e përditshme përmes mediave sociale.

“Nuk mendoj se është mizore, sepse “fëmijë” është një fjalë e dashur, por kur e thërrasin “kokën e madhe” ndihem e trishtuar”, tha nëna dhe shtoi se “por, gjëja më e rëndësishme është se unë dhe e gjithë familja dhe miqtë tanë e duam Grazielyn ashtu siç është”.

Dita e Grazielyt fillon në orën 7:00 me një lëngë kungulli të bërë në shtëpi, e ndjekur nga supë dhe një pastrim në orën 11:00 dhe përsëri në orën 18:00.

Njerëzit në të gjithë mediat sociale e kanë mbështetur Adalgisa dhe Graziely me Sarën duke komentuar, “kjo zonjë është një nënë e mrekullueshme”, dhe një person tjetër tha, “Zoti ju bekoftë shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët

Azia
Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Pas propozimit të Trumpit, Izraeli urdhëron ushtrinë të hartojë planin që palestinezët të largohen nga Gaza

Azia
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Kalo në kategori